Politike

28 Prill 2021, 10:35 Nga DOSJA

TIRANË– Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat, aty ku shpreh se PD do të luftojë cdo ditë për të mbrojtur demokracinë.

Paloka ka komentuar edhe incidentin mes Ferdinand Xhaferrin dhe ish-kryebashkiakun Vangjush Dako dje në Durrës ku pati sharje, fyerje e goditje me shishe uji. Paloka tha se Dako figuron në listën e Departamentit të Shtetit Amerikan si figura më e korruptuar dhe e lidhur me krimin në Shqipëri.

DEKLARATA:

Edi Rama ka bashkëpunuar dhe vazhdon të bashkëpunojë hapur me përfaqësues të krimit. Vangjush Dako, njeriu më i afërt i Ramës në Durrës, në listën e Departamentit të Shtetit Amerikan si figura më e korruptuar dhe e lidhur me krimin në Shqipëri, provokoi dhe fyeu kryetarin e Partisë Demokratike në Durrës, Z. Ferdinand Xhaferri. Ngjarja ndodhi në ambjentet e Pallatit të Sportit në, ku numëroheshin votat e KZAZ 21 në Durrës. I shpallur non-grata nga SHBA, Dako nuk ka hezituar asnjë moment të tregojë se ai është kryetari real i PS-së në zgjedhjet e Durrësit. Sot fryma e ndryshimit është më e madhe se asnjëherë tjetër. Ne jemi më të fortë dhe më të vendosur se kurrë dhe me vendosmëri ne do të luftojmë çdo ditë për të mbrojtur demokracinë dhe për të sjellë së bashku një të ardhme më të mirë për vendin tonë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë derisa demokracia të fitojë.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi paloka shqiperia voton 2021 edi paloka shqiperia voton 2021

Sondazh

Poll