Politike

Meta falenderon Kryemadhin: Ka reflektuar për mandatet e djegura! Do të përfundoj mandatin si president, më 24 korrik 2022 r

28 Prill 2021, 10:23 Nga DOSJA
Meta falenderon Kryemadhin: Ka reflektuar për mandatet e djegura! Do

TIRANË– Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka njoftuar se kreu i shtetit nuk do të dorëhiqej nga posti i tij ashtu siç e premtoi para zgjedhjeve. Blushi ka bërë me dije se presidenti Meta në 24 korrik të vitit që vjen do t’u bashkohet strukturave të Lëvizjes Socialiste për Intregim, e cila është krijuar prej tij 16 vite më parë.

Ndër të tjera në njoftimin e bërë nga Presidenca bëhet me dije se do të çojë deri në fund mandatin e tij si kryetar shteti dhe më pas do të rikthehet në politikë. Para zgjedhjeve, Meta premtoi se nëse kryeministri Edi Rama do të fitonte mandatin e tretë, ai do t’i lironte edhe postin e presidentit.

Por nuk dihet përse nuk e ka përmbushur premtimin e tij. Po ashtu, në një reagim tjetër nga Presidenca, Meta ka sqaruar se do jepte dorëheqjen nëse do të kishte zgjedhje demokratike, duke shtuar se gjithë Shqipëria kishte parë sesi kishte fituar kryeministri Edi Rama. Këtë të fundit, e përmendi me nofkën “Babloku”, e përmendur gjatë përgjimeve të publikuara nga BILD disa vite më parë.

Mesa duket Meta ka ndryshuar mendim pasi jo më larg se dje, doli në një konferencë për shtyp nga zyra e tij, duke i cilësuar zgjedhjet e 25 prillit si fitore të sovranit, ndërsa shtoi se ia kishte dalë që të siguronte qetësi. 

NJOFTIMI I PLOTE: 

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta falenderon Kryetaren e LSI, znj.Monika Kryemadhi për reflektimin e saj lidhur me lënien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve vendore, që e mbifuqizuan pushtetin e Kryeministrit dhe i lehtësuan bërjen e shumë ligjeve korruptive me porosi dhe në interes vetëm të oligarkëve dhe blerjes së zgjedhjeve.

Presidenti Meta vlerëson fushatën e ndershme dhe model të LSI dhe sidomos rreth 110 mijë qytetarët, të cilët i rezistuan presionit të mafies, bandave, diskriminimit mediatik, survejimit dhe presioneve policore. Presidenti Meta shpreh keqardhjen për tjetërsimin masiv të votave, por kjo ishte e pritshme, për më tepër, që nuk u morrën masat e duhura për parandalimin e këtij krimi të rëndë zgjedhor.

Presidenti Meta në respekt të sakrificave për demokracinë, që ka bërë LSI, i njofton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj se më 24 korrik 2022 do të rikthehet për të marrë kartën e anëtarësisë së LSI dhe do t’u bashkohet përpjekjeve të të rinjve dhe të rejave për Shqipërinë e Shqiptarëve.

Reagimi i Presidentit vjen pas ndjesës publike të kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila tha më herët se PS e mori mandatin e tretë për shkak të mbifuqizimit. Opozita, tha Kryemadhi bëri gabim që dogji mandatet dhe braktisi fushatën për zgjedhjet lokale, duke i dhënë avantazh kundërshtarit.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta lsi tedi blushi zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta lsi tedi blushi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 28 Prill 2021, 10:35

TIRANË– Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat, aty ku shpreh se PD do të luftojë...