Politike

Humbi mandatin e LSI në Berat me një diferencë të vogël votash, Ardit Çela: Kemi prova, mandatin tonë ia kanë kaluar PS-

28 Prill 2021, 11:44 Nga DOSJA
Humbi mandatin e LSI në Berat me një diferencë të vogël

BERAT– I pari në listën e kandidatëve për deputet në radhët e LSI-së, Ardit Çela humbi mandatin një diferencë të vogël votash, ndërsa sot ka thene se ka prova për manipulim gjatë numërimit.

Në një deklaratë për mediat, Çela është shprehur se anëtarët e komisionit të numërit të votave në KZAZ numër 66 në Berat kanë kaluar në tavolinë mandatin nga LSI tek PS duke bërë të vlefshme mijëra vota të pavlefshme për PS-në.

Sapo kemi përfunduar një takim me përfaqësuesit e OSBE në lidhje me parregullsitë në fushatën e elektorale dhe gjatë procesit të numërimit dhe vendimmarrjes së KZAZ në Berat që shkon në mënyrë të dhunshme mandati në drejtim të një partie tjetër. Ne kemi prova se në KZAZ 66 në Berat është transferuar në mënyrë të dhunshme nga anëtarët e mazhorancës duke kaluar mandatin e votuesve të LSI te një partie tjetër”, ka thënë ai.

Lëvizja Socialiste për Integrim doli jashtë çdo pritshmërie, ku mori vetëm 4 mandate nga 19 që ka pasur në zgjedhjet e vitit 2017. LSI mori 106657 vota (6.82 %) në rang vendi. Katër mandatet ndahen, 2 në Tiranë, 1 në Shkodër dhe 1 në Fier.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ardit cela votat e kandidateve 2021 ardit cela votat e kandidateve 2021

Sondazh

Poll

Politike 28 Prill 2021, 10:35

TIRANË– Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat, aty ku shpreh se PD do të luftojë...