Politike

Zgjedhjet 2021/ LSI si PD, kërkesë KQZ: Duam kopje të pamjeve filmike dhe të PEI, sa më shpejt!

28 Prill 2021, 10:53 Nga DOSJA

TIRANË– Pas Partisë Demokratike, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kopje të materiali elektronik të Qendrave të Votimit. Në shkresën dërguar kryekomisionierit Ilirjan Celibashi, LSI kërkon me urgjencë kopje të pamjeve filmike dhe të pajisjes së identifikimit elektronik. 

I nderuar Komisioner, në përfundim të procesit zgjedhor për zgjedhjet kërkojmë nga ana juaj vënien në dispozicion të kopjeve të pamjeve filmike për 5199 QV në rang vendi. Kopje të materialit elektronik të pajisjeve PEI në rang vendi. Lutem vënia në dispocion e tyre të bëhet brenda një afati sa më të shpejtë,”-shkruhet në kërkesën e LSI.

Të njëjtën kërkesë dje pranë KQZ e ka bërë edhe Ivi Kaso, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike. (Shiko këtu) Lëvizja Socialiste për Integrim doli jashtë çdo pritshmërie, ku mori vetëm 4 mandate nga 19 që ka pasur në zgjedhjet e vitit 2017. LSI mori 106657 vota (6.82 %) në rang vendi. Katër mandatet ndahen, 2 në Tiranë, 1 në Shkodër dhe 1 në Fier.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lsi zgjedhjet 25 prill 2021 lsi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 28 Prill 2021, 10:35

TIRANË– Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat, aty ku shpreh se PD do të luftojë...