Politike

Kishte premtuar largimin nëse Rama merrte mandatin e 3-të, PRESIDENCA: Dihet si fitoi “Babloku”, QETËSOHUNI, nuk ka dorë

28 Prill 2021, 11:50 Nga DOSJA
Kishte premtuar largimin nëse Rama merrte mandatin e 3-të, PRESIDENCA:

TIRANË– Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka sqaruar pozicionin dhe premtimin e bërë nga kreu i shtetit për t’u dorëhequr nga posti nëse kryeministri Edi Rama do të merrte mandatin e tretë. Në përgjigje të kryebashkiakut të Tiranë, Erion Veliaj, Blushi shkruan se Meta kishte bërë të qartë se nëse zgjedhjet do të fitoheshin në mënyrë demokratike do të largohej, duke lënë të kuptohet se ka ndodhur e kundërta. Ndaj si përfundim nga kreu i shtetit nuk ka largim!

“Për të gjithë sahanlëpirësit e Bablokut: Presidenti Meta di vetëm TË MBAJË FJALËN! Presidenti Meta e ka bërë të qartë se nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike do të japë dorëheqje. E gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni: NUK KA DORËHEQJE!,”-shkruan Blushi.

Por jo më larg se dje, Meta doli në një konferencë për shtyp nga zyra e tij, duke i cilësuar zgjedhjet e 25 prillit si fitore të sovranit, ndërsa shtoi se ia kishte dalë që të siguronte qetësi. Ndërsa shtonte se dita e zgjedhjeve mund t’i shërbente demokracisë, por mesa duket sot ka një mendim tjetër.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta tedi blushi zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta tedi blushi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 28 Prill 2021, 10:35

TIRANË– Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat, aty ku shpreh se PD do të luftojë...