Politike

Aleksandër Frangaj: Basha humbi zgjedhjet sepse bashkëpunoi me LSI-në, kovën me m*t

27 Prill 2021, 20:49 Nga DOSJA
Aleksandër Frangaj: Basha humbi zgjedhjet sepse bashkëpunoi me

TIRANË– Aleksandër Frangaj, pronari i TVKlan, ka komentuar humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit. I ftuar në “Opinion”, Frangaj tha se kryedemokrati Lulzim Basha pësoi një humbje të thellë pikërisht sepse bashkëpunoi me Lëvizjen Socialiste për Integrim, kryetarja e së cilës Monika Kryemadhi, ishte shënjestruar si ‘kova me m*t’ nga kryeministri Edi Rama.

Frangaj tha se si pasojë e këtyre fjalëve të thëna nga Rama jo vetëm për Kryemadhin, por edhe për Presidentin Ilir Meta, edhe ai qytetari që ka dashur t’ia japë Bashës votën, është stepur dhe nu kia ka dhënë nga frika se ajo votë do të shkonte tek ‘kova me m*t’.

“Personi më negativ që rezultoi i bërë nga kryeministri Edi Rama dhe i shënjuar prej tij ishte Ilir Meta…dhe vetë Monika Kryemadhi. Rama u tha se ajo vota që do të jepni për Bashën, është edhe për këtë kovën me m*t. Kështu ua ka thënë. Dhe ai personi, unë njoh shumë raste, ti Fevzi e di shumë mirë, bashkë jemi miq rrimë çdo ditë….edhe nëse do t’ia jepte votën Bashës nuk ia jep, sepse thotë jo, se kjo vota shkon dhe për atë kovën me m*t. Kështu është,”- tha Frangaj.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike aleksander frangaj lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 aleksander frangaj lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll