Politike

KËRKESA/ PD depoziton kërkesë në KQZ: Duam të dhënat teknologjike, ka shkelje të rënda në procesin e numërimit të vot

27 Prill 2021, 17:44 Nga DOSJA

TIRANË– Partia Demokratike i ka depozituar një kërkesë Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, ku i kërkonte të gjitha të dhënat teknologjike të Qendrave të Votimit dhe atyre të numërimit. Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso në shkresën e depozituar pretendon se ka shkelje të rënda në procesin e numërimit të votave, duke i kërkuar të gjitha pamjeve. 

Partia Demokratike, nëpërmjet komisonerëve, numëruese dhe vëzhguese të saj në terren ka grumbullluar dhe është duke grumbulluar të dhëna lidhur me parregullsi të rënda në procesin zgjedhor, veçanërisht gjatë fazës së numërimit. Prandaj, në cilësinë e subjektit të regjistruar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, nëpërmjet përfaqësuesit të saj PD kërkon t’i vihen në dispozicion në një kohë sa më të shpejtë të dhënat teknologjike si më poshtë: Pamjet filmike të çdo QV/KZAZ/ Pamjet filmiket të kamerave regjistruese të fletëve të votimit të çdo KZAZ/ Të dhënat e grumbulluara nga pajisjet e identifikimit elektronik për çdo QV/ Të dhënat e kryqëzuara ndërmjet pajisjeve të identifikimit elektronik dhe listave të zgjedhësve të nënshkruar mekanisht,”-shkruhet në letër. 

LAJMI KRYESOR: Basha pranon humbjen: Besuam te demokracia por u përballëm me një regjim, votat u blenë me paratë e krimit dhe të Tom Doshit! Beteja vazhdon, po u dorëzuam ne, Shqipëria s’ka më asnjë mundësi (DEKLARATA)

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha pd leter kqz zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha pd leter kqz zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll