Politike

NË KOHË REALE! Nis numërimi i votave të kandidatëve, Rama thyen herësin në Vlorë, Celibashi: Nesër rifillon në 09:00!

27 Prill 2021, 14:44 Nga DOSJA
NË KOHË REALE! Nis numërimi i votave të kandidatëve,

TIRANË- Teksa është vulosur fati për mandatin e radhës të cilin e mori sërish Partia Socialistem e Edi Ramën kryeministër, ka nisur dhe procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga listat e partive politike. Procesi i numërimit ka nisur sot, por është ndërprerë në orën 00:00, për të rinisur ditën e nesërme në orën 09:00.

Po në të njëjtën orë do të nisin edhe në qendrat e tjera të numërimit që nuk ka nisur ende sot. Ishte vetë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ai që tha se në orën 00:00 do të ndërpritet procesi i numërimit të votave për kandidatët dhe do të rinisë nesër. Deri tani procesi i numërimit të votave ka përfunduar vetëm në Bashkinë Poliçan, ku kandidati më i votuar është Blendi Klosi me 1833 vota.

Kandidati për deputet më i votuar në vend, deri tani, është vetë kryeministri Edi Rama. Në listën e Vlorës, Rama ka marrë 10 mijë e 117 vota, duke thyer edhe herësin e votave. I dyti në radhë vjen Flamur Hoxha, nga lista e PD-së në Kukës. 

Dhjetë kandidatë më të votuar në vend deri më tani janë: 

 Në një nga vendet që ka nisur dhe është ndërprerë numërimi i votave për kandidatët është në Librazhd, ku PD-ja ka tërhequr komisionerët e saj për arsye të paqarta.

Dosja.al ju sjell në kohë reale rezultatet për secilin kandidat. KLIKO KËTO 

Në platformë mund të shihni se në cilin qark kandidojnë dhe sa vota kanë marrë kandidatët nga qytetarët. Po ashtu Dosja.al ka sjellë edhe një skemë të thjeshtëzuar sesi do të funksionojë me propozimin e PS, ndarja e mandateve dhe gara brenda Partisë, por jo vetëm…

Me ndryshimet e Kodit Zgjedhor, të miratuara në shtator të 2020-ës, maxhoranca propozoi një skemë të re të hapjes së listave, ku listat ndahen në dy dhoma ose zona. Zona 1 është zona e kryetarit, atje ku partia cakton emrat, ndërsa Zona 2 është lista e hapur, atje ku anëtarësia e çdo partie zgjodhi kandidatët e preferuar. Por si funksionon skema? Mbetet për t’u parë sesi do të zhvillohet lufta mes llojit…

(I.A;k.m;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike numerimi i votave 2021 shqiperia voton 2021 numerimi i votave 2021 shqiperia voton 2021

Sondazh

Poll