Politike

Humbën zgjedhjet! Heshtja pushton selinë e PD-së, Basha thërret në zyrë ‘të besuarit’ në qarqe, flet për herë të

27 Prill 2021, 13:49 Nga DOSJA
Humbën zgjedhjet! Heshtja pushton selinë e PD-së, Basha

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha është mbyllur në zyrën e tij në selinë e Partisë Demokratike ku ka zhvilluar takime me aletatët dhe koordinatorët.

Fillimisht në zyrën e Bashës ka shkuar koordinatori i Posaçëm Politik,  Eduart Halimi. Ky i fundit ka biseduar me Bashën për rreth 60 minta dhe më pas është larguar, ndërsa pas tij në seli ka shkuar edhe kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, i cili për 30 minuta ka diskutuar me Bashën.

Më pas, me Bashën është takuar edhe numri dy i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Fatmir Mediu. Në fund, në selinë kanë mbërritur edhe kandidatët Alfred Rushaj dhe Jorida Tabaku, por asnjë prej tyre nuk ka bërë me dije detaje nga takimet që kanë zhvilluar me kreun e partisë së tyre. 

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë lëvizja e radhës e numrit një të PD-së, i cili këto zgjedhje ka arritur që të grumbullojë 59 mandate. Ndërkohë që në orën 18:30 në seli do të mblidhen të gjithë drejtuesit politikë të qarqeve. 

(k.m;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 27 Prill 2021, 13:46

TIRANË– Kryeministri grek dhe presidenti turk kanë uruar Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Presidenti turk dhe kryeministri grek kanë zhvill...

Politike 27 Prill 2021, 13:05

TIRANË– Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi doli në një deklaratë për mediat ditën e sotme duke dhënë detaje lidhur me procesin e numërim...