Politike

Humbi zgjedhjet përballë Ramës! Nisin diskutimet e forta në PD, Basha dhe aleatët mund të tërheqin komisionerët, “guri

27 Prill 2021, 14:09 Nga DOSJA
Humbi zgjedhjet përballë Ramës! Nisin diskutimet e forta në

TIRANË– Humbja e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit nuk është pritur mirë në selinë blu! Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thirrur në zyrën e tij kandidatë për deputetë dhe aleatë për të diskutuar lidhur më lëvizjet e radhës. 

Burime për Dosja.al bëjnë më dije se mes demokratëve kanë nisur diskutime të forta lidhur me procesin zgjedhor. Të njëjtat burime bëjnë me dije se deri më tani konsiderohet tërheqja e komisionerëve të Partisë Demokratike në të gjitha qendrat e numërimit për të lënë pezull punën, ndërkohë që kanë mbetur pa numëruar kutitë e fundit.

Gjithashtu një tjetër lëvizje që pritet të ndodhë është dhe mosnjohja e procesit zgjedhor, dhe rrjedhimisht humbjen e tyre përballë Partisë Socialiste. Ndërkohë që vetëm pak orë më parë, kreu i shtetit Ilir Meta i njohu zgjedhjet duke i konsideruar si fitore të sovranit. 

Por mesa duket mesazhi i tij nuk është marrë në konsideratë nga demokratët, të cilët po përgatiten për lëvizjen e radhës, ndërsa kundërshtarët e tyre do të festojnë fitoren në sheshin “Skënderbej”.

(f.g.k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjdhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjdhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 27 Prill 2021, 13:46

TIRANË– Kryeministri grek dhe presidenti turk kanë uruar Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Presidenti turk dhe kryeministri grek kanë zhvill...