Politike

‘Zgjohet’ SPAK, vë nën hetim 33 persona pas zgjedhjeve të 25 prillit: Kush ka informacione për korrupsion, t’i sjellë

27 Prill 2021, 14:12 Nga DOSJA
‘Zgjohet’ SPAK, vë nën hetim 33 persona pas zgjedhjeve

TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vënë nën hetim 33 persona për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje.

Dy ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, SPAK, përmes një njoftimi zyrtar, ka bërë me dije se 27 persona janë proceduar penalisht për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, dy persona për veprën penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, një tjetër për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe një tjetër person për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Përhapja e sekreteve vetjake”.

Në njoftimin zyrtar, SPAK fton të gjithë qytetarët që të dërgojë çdo lloj informacioni me foto e video që kanë , në mënyrë që të ndihmojnë hetimet.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njofton se është duke ushtruar me përparësi ndjekjen penale për rastet që lidhen me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, apo ndaj subjekteve të ndryshëm, që janë kompetencë hetimi të kësaj prokurorie.
Për të gjitha rastet që janë në hetim, garantojmë subjektet që kanë paraqitur kallëzimet, si dhe opinionin publik se, deri tani janë hetuar dhe në vijim do të vazhdojnë të hetohen me përparësi, me metoda proaktive, objektivitet dhe pa asnjë hezitim, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të fakteve të pretenduara dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave që mund të jenë të përfshirë në veprimtari të kundraligjshme që lidhen me veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv në zgjedhje.
Kushdo që ka të dhëna, fakte apo çdo gjë që mund të ndihmojë në sqarimin e rrethanave të fakteve të kallëzuara është i mirëpritur t’i paraqesë në Prokurorinë e Posaçme, duke i garantuar se do vlerësohen me seriozitetin e duhur dhe do i nënshtrohen hetimit të plotë.
Aktualisht në Prokurorinë e Posaçme janë në hetim 33 procedime penale, të cilët janë regjistruar :
• 27 procedime penale për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 Kodi Penal.
• 2 procedime penale për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga nenet 328 dhe 328/b Kodi Penal.
• 2 procedime penale për veprën penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, parashikuar nga neni 328/a Kodi Penal. (E lidhur me subjekte në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme)
• 1 procedim penal për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga nenet 248 dhe 328 Kodi Penal.
• 1 procedim penal për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Përhapja e sekreteve vetjake”, parashikuar nga nenet 328 dhe 122 Kodi Penal.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike shqiperia voton 2021 spak heton 33 persona zgjedhjet 25 prill 2021 shqiperia voton 2021 spak heton 33 persona zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 27 Prill 2021, 13:46

TIRANË– Kryeministri grek dhe presidenti turk kanë uruar Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Presidenti turk dhe kryeministri grek kanë zhvill...