Politike

Përfundon numërimi i votave! Celibashi: Nesër në orë 09:00 fillon për kandidatët!

27 Prill 2021, 14:22 Nga DOSJA
Përfundon numërimi i votave! Celibashi: Nesër në orë

TIRANË– Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka njoftuar se sot ka përfunduar numërimi i votave për subjektet zgjedhore. Më tej, bëhet e ditur se ditën e nesërme në orën 09:00 do të nisë numërimi për kandidatët. Ndërsa për ato KZAZ ku ka filluar ose pritet të fillojë numërimi, do të vazhdojë nga sot deri në orën 24:00 dhe do të rifillojë nesër në orën 09:00.

NJOFTIMI:

Sipas të dhënave elektronike të orës 14:00 ka përfunduar tërësisht procesi i numërimit dhe i vlerësimit të fletëve të votimit për partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur për qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Fier, Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Dibër, Berat & Vlorë.

Për qarqet Tiranë dhe Durrës procesi ka përfunduar në 11 VNV (vendnumërime), janë ende në proces në 13 VNV ose 270 QV.Procesi i numërimit të votave për kandidatët ka përfunduar në 12 VNV dhe ka filluar 23 të tjera.

Pjesëmarrja në zgjedhje pas përfundimit të numërimit të 4922 QV, është 45,72% (kanë votuar 1551921 zgjedhës ndër 3.393.748 që janë në listat e zgjedhësve të QV të numëruara).

Komisioneri Shtetëror i Zgjehdjeve, z. Ilirjan Celibashi ka udhëzuar që për ato KZAZ që kanë përfunduar numërimin e votave për subjektet zgjedhore, të fillojnë numërimin për kandidatët nesër, datë 28 prill 2021 në orën 9:00. Në ato KZAZ ku ka filluar, ose pritet të fillojë numërimi i votave për kandidatët, numërimi do të vazhdojë sot deri në orën 24:00 dhe do të rifillojë nesër në datën 28 prill 2021, në orën 9:00.

HAP PAS HAPI/ Numërohen mbi 93% e kutive të votimit në vend! 10 qarqe konfirmojnë fituesit, PS-ja ‘ngjyros’ me lejla Jugun! PD prin në Veri, LSI ‘gropë’ kudo (MANDATET)

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilirjan celibashi mbyllet procesi i numerimit numerimi i votave 2021 shqiperia voton 2021 ilirjan celibashi mbyllet procesi i numerimit numerimi i votave 2021 shqiperia voton 2021

Sondazh

Poll

Politike 27 Prill 2021, 13:46

TIRANË– Kryeministri grek dhe presidenti turk kanë uruar Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Presidenti turk dhe kryeministri grek kanë zhvill...