Politike

‘Triku’ që u përdor në votimin elektronik, çdo fletë kishte sipër BAR-KOD, avokati Llapaj pyetje Celibashit: A

27 Prill 2021, 14:29 Nga DOSJA
‘Triku’ që u përdor në votimin elektronik, çdo

TIRANË– Avokati Adriatik Llapaj ka ngritur një pyetje lidhur me procesin e votimit elektronik, risi e implementuar në njësinë numër 10 në Tiranë. Në rrjetin e tij social, Llapaj shkruan se në fletën e votimit ka një BAR-KOD identifikimi që bën regjistrimin e votuesve në bazë të listave zgjedhore. Nga ky konstatim, avokati shkruan se nga një përllogaritje e thjeshtë mund të identifikohet vota e qytetarëve duke rrezikuar kështu fshehtësinë e votës. Për t’u qartësuar lidhur me procesin, Llapaj ia drejton këtë pyetje kryekomisionerit Ilirjan Celibashi. 

Nëse kryqëzohen të dhënat e BAR-KODIT të fletës së votimit që i është dhënë zgjedhësit me numrin korenspondues te paisja e identifikimit të zgjedhësve a del emri i votuesit e për pasojë se për kë ka votuar ai? Faleminderit shumë! Nëse vërtetohet se del, atëhere zgjedhjet të fshehta nuk kanë qenë…të lira ndoshta! P.s është pyetje që do përgjigje,”-shkruan avokati.

POSTIMI I PLOTË:

NJË PYETJE PËR KOMISIONERIN SHTETËROR TË ZGJEDHJEVE. A ISHTE VOTA E FSHEHTË? Konstatoj se fleta e votimit ka BAR-KOD identifikimi. Konstatoj se aparati që bënte identifikimin elektronik të zgjedhësve bën regjistrimin e votuesve sipas radhës së votimit duke i identifikuar ata me numrin që kanë në listat zgjedhore. Pyetje: Nëse kryqëzohen të dhënat e BAR-KODIT të fletës së votimit që i është dhënë zgjedhësit me numrin korenspondues te paisja e identifikimit të zgjedhësve a del emri i votuesit e për pasojë se për kë ka votuar ai? Faleminderit shumë! Nëse vërtetohet se del, atëhere zgjedhjet të fshehta nuk kanë qenë…të lira ndoshta! P.s është pyetje që do përgjigje.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike adriatik llapaj zgjedhjet 25 prill 2021 adriatik llapaj zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 27 Prill 2021, 13:46

TIRANË– Kryeministri grek dhe presidenti turk kanë uruar Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Presidenti turk dhe kryeministri grek kanë zhvill...