Politike

Protesta e opozitës kalon kufijtë, “Rama ik” dëgjohet dhe në Londër

17 Maj 2019, 18:45 Nga DOSJA
Protesta e opozitës kalon kufijtë, “Rama ik” dëgjohet

ANGLI- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është duke zhvilluar një vizitë disa ditore në Londër, ku ka zhvilluar takime me politikanë të rëndësishëm në Londër.

Po ashtu Basha ka zhvilluar një takim dhe me komunitetin shqiptar në Britaninë e Madhe. Në një sallë të mbushur plot më të rinj dhe shqiptarë të tjerë janë dëgjuar thirrje “Rama ik”.

Basha me telefon në dorë hyri live në Facebook dhe po komunikonte me të rinjtë, por ata kanë nisur që të brohorasin “Rama ik, Rama ik”.

Basha ndërkohë dëgjohet që thotë se dhe emigrantët e kanë kuptuar që në Shqipëri po vjen era e ndryshimit. Kujtojmë se vizita e Bashës në Angli bëhet për takime të rëndësishme në lidhje me zgjidhjen e krizës politike që ka përfshirë vendin tonë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne londer lulzim basha rama ik basha ne londer lulzim basha rama ik

Sondazh

Poll