Politike

Kryeministria pastrohet nga boja, Rama: Kemi zgjedhur të durojmë, pastrojmë e vazhdojmë

17 Maj 2019, 13:03 Nga DOSJA
Kryeministria pastrohet nga boja, Rama: Kemi zgjedhur të durojmë,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka reaguar lidhur me pasojat e lëna nga protestat e fundit të opozitës para Kryeministrisë. (Lexo këtu)

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ndërsa bën me dije se po pastrohet fasada e Kryeministrisë, ndërsa shprehet se ai dhe qeveria e tij ka vendosur të pastrojë e ndërtojë, e jo të si kundërshtarët, që sipas kryeministrit, kanë zgjedhur të shëmtojnë dhe dëmtojnë.

“Kush ka zgjedhur të shëmtojë e të dëmtojë, është i dënuar të turpërohet e të dështojë. Kush ka zgjedhur të pastrojë e të ndërtojë, është i dënuar të durojë dhe të vazhdojë”, – shkruan Rama, ndërsa publikon një foto nga puna për pastrimin e bojës nga Kryeministria.

 

 

Kush ka zgjedhur të shëmtojë e të dëmtojë, është i dënuar të turpërohet e të dështojë. Kush ka zgjedhur të pastrojë e të ndërtojë, është i dënuar të durojë dhe të vazhdojë.

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

 

Kujtojmë se opozita zhvilloi një protestë para Kryeministrisë më 11 dhe 13 maj. Në protestën e 11 majit protestuesit sulmuan Kryeministrinë me bojë, shashka, kapsolla dhe bomba molotov. Nga kjo protestë pati disa të shoqëruar dhe të plagosur, mes të cilëve edhe Sekretari Organizativ i PD-së, Said Dollapi, i cili u dhunua barbarisht nga policia. Kjo solli që opozita të protestojë dy ditë të tjera, më 12 maj para Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe më 13 maj në një protestë marshim në 5 institucionet kryesore të vendit.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama pastrohet boja te kryeministria edi rama pastrohet boja te kryeministria

Sondazh

Poll