Politike

Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, Basha akzua Ramës: Po dhunon shkencën dhe artin

17 Maj 2019, 17:11 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, Basha akzua Ramës: Po dhunon

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas lajmeve se në Akademinë e Shkencave po përgatitet zgjedhja e Skënder Gjinushit, pa asnjë kandidat përball.

Basha në një reagim në mediat sociale shkruan se Rama po gatuan zgjedhjen fallco të Gjinushit duke dhunuar shkencën dhe artin njësoj siç ka bërë me demokracinë.

“Ashtu si “zgjedhjet” e tjera fallco edhe në Akademinë e Shkencave po gatuhet “zgjedhja” e Gjinushit. Rama dhe banda në pushtet dhunon shkencën dhe artin njësoj si demokracinë, pronën, qytetarin, ekonominë, të drejtat politike, drejtësinë. Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa #25Maj”, shkruan Basha.

Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave janë kthyer në një debat politik mes opozitës dhe maxhorancës. Opozita ka hedhur akuza, pasi sipas saj me zgjedhjen e Skënder Gjinushit dhe mospasjes së një kandidati përball po kapet dhe ky insititucion. Po ashtu dhe Akademiku Artan Fuga ka denoncuar këto zgjedhje dhe ka shkruar se po bëhet një puç institucional.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akademia e shkencave edi rama skender gjinushi zgjedhjet ne akademi akademia e shkencave edi rama skender gjinushi zgjedhjet ne akademi

Sondazh

Poll