Politike

“I çova jashtë shtetit”, Kryemadhi me gjimnazistët: Fëmijët e mi ikën nga keqqeverisja, kanë të njëjtat halle si ju

17 Maj 2019, 18:44 Nga DOSJA
“I çova jashtë shtetit”, Kryemadhi me gjimnazistët:

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me gjimnazistët e Tiranës.

Teksa bisedonte me të rinjtë, kryemadhi tha se edhe fëmijët e saj kanë të njëjtat halle si të rinjtë shqiptarë. Ajo la të nënkuptohej se edhe fëmijët e saj janë larguar jashtë shtetit për shkak të keqqeverisjes.

Edhe pse unë jam 45 vjeç, të njëjtat probleme kanë fëmijët e mi. Kur merresh me politikë bëhesh indeferente e problemeve të moshës ku nuk ndodhesh vetë. Ndërkohë në anën tjetër statistikat tregojnë se janë 500 mijë shqiptarë kërkojnë të largohen.

E shikojmë të domosdoshëm bashkëbisedimin me ju, komunikimin me ju. Maturantët janë një shtresë që është shumë energjike dhe shumë e sinqertë në aksionin e saj shoqëror. Kur kthehesh në këndvështrime të tjera, politika bëhet e pavëmendshme,”- tha Kryemadhi.

Ajo vijoi më tej teksa theksoi se politika ka dështuar në bërjen e Shqipërisë dhe se duhet t’u jepet kurajoja të rinjve që ta bëjnë vendin ashtu siç duhet të jetë. Kryetarja e LSI-së tha më pas se ka ardhur koha që vendi të ketë një lider të vërtetë dhe premtoi para të rinjve se do të forconte sistemin arimor në Shqipëri.

“Shqiptarët me protestat e fundit kanë treguar se e kanë vrarë frikën, madje e kanë kapërcyer paksa. Por qëllimi nuk është që të tregojmë muskujt përballë  kundërshtarëve. Të rinjtë duhet të kërkojnë një arsim më të mirë. Ne mendojnë se ju meritoni shumë më shumë edhe pse kemi qenë pjesë e qeverive të kaluara, ne i pranojmë edhe gabimet tona.

Ne dështuam në bërjen e Shqipërisë dhe ne duhet t’u japim ju kurajën që ta bëni ju Shqipërinë që meritoni. E them  këtë më bindje të plotë se 30 vitet e tranzicionit iu kanë kushtuar brezave dhe  të gjithë shqiptarëve

Ne mendojmë që ka ardhur koha që Shqipëria nuk ka nevojë për të pasur një lider të fortë. Shqipëria ka nevojë për sistem të fortë. Ju nuk keni nevojë për një drejtoreshë shkolle që është e fortë, ju keni nevojë për një sistem shkollor, për mësues të fortë e të mirë.

Nuk është forca duke vendosur diktatin e notës, por forca vjen me dijen që ka mësuesi dhe me atë çka ofron mësuesi. Nuk vjen forca dhe nënshtrimi i nxënësve duke vendosur policin te dera e shkollës, por vjen forca te dëshira që u instalohet fëmijëve për të vajtur në shkollë.

Nuk vjen forca as duke i detyruar për të blerë libra të shtrenjtë apo libra që janë jashtë kurrikulave, por vjen duke u krijuar më shumë hapësira nxënësve për të lexuar,”- tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike femijet e monika kryemadhi kryetarja e lsi monika kryemadhi monika kryemadhi me gjimnazistet femijet e monika kryemadhi kryetarja e lsi monika kryemadhi monika kryemadhi me gjimnazistet

Sondazh

Poll