Politike

Meta nga Cërriku: Koha për bashkëpunim mes palëve për të mirën e vendit

17 Maj 2019, 11:26 Nga DOSJA
Meta nga Cërriku: Koha për bashkëpunim mes palëve për

CËRRIK– Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në 76-vjetorin e themelimit të Batalionit partizan “Dumrea” ka folur sërish për bashkëpunim mes palëve për zgjidhjen e krizës politike.  

Në fjalën e tij, Meta u shpreh se është koha për të shtuar përpjekjet dhe bashkëpunimin me njëri-tjetrin për të nderuar sakrificat e heronjve por edhe për të mirën e vendit.

“Tani është koha për të shtuar përpjekjet dhe bashkëpunimin me njëri-tjetrin, që jo vetëm të nderojmë sakrificat e heronjve tanë dhe të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, por edhe njëkohësisht të bëjmë më të mirën për vendin tonë, për integrimin europian të tij, në mënyrë që fëmijët e Cërrikut, fëmijët e Elbasanit, fëmijët e të gjithë Shqipërisë të rriten jo vetëm me mirënjohjen për të parët e tyre, por njëkohësisht edhe me ndjenjat patriotike, me dashurinë, për të bërë më të mirën për Atdheun tonë, pikërisht këtu në Cërrik, në Elbasan dhe në Shqipëri”, u  shpreh Meta.

Edhe mëngjesin e sotëm, presidenti Meta bëri thirrje për bashkëpunim mes palëve duke theksuar se nëse vendi do të shkonte drejt përplasjes çdokush do të mbante përgjegjësitë e veta. (Lexo këtu)

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta kriza politike meta ne cerrik ilir meta kriza politike meta ne cerrik

Sondazh

Poll