“Deklarata gjoba”, Malaj përgënjeshtron Veliajn: Im vëlla ka kërkuar leje, por jo për pallat (DOKUMENTI)
17 Maj 2019, 12:13Nga DOSJA
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Socialiste, i është përgjigjur sërish kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt. Në një reagim në Facebook, Malaj shkruan se Veliaj ka gënjyer kur tha se vëllai i tij ka ka kërkuar leje për pallat në Bashkinë e Tiranës.(Lexo këtu)
Ish-ministri i Financave në qeverinë Nano, shprehet se Veliaj është një arrogant dhe i babëzitur. Po ashtu Malaj ka publikuar dhe dokumentin ku vëllai i tij ka kërkuar leje në Bashkinë e Tiranës, që shihet se kërkon që të bëjë ndërtime provizore dhe të ndryshoj zërin kadastral të pronës së tij, nga “ullishte” në “truall”.
“Ai nuk i ka kerkuar kurre leje per pallate. I ka kerkuar fillimisht leje per shtepi druri per perdorim personal dhe ne nje kohe te dyte kur te rishikohet plani rregulles i territorit”, shton ish-deputeti.
REAGIMI I PLOTË I ARBEN MALAJT
TRANSPARENCA ESHTE ALEATI ME I MIRE KUNDER SHPIFESVE, ARROGANTEVE DHE TE BABEZITURVE. Ne detyrim mirenjohes te kolegeve dhe miqve te mi, kjo eshte letra zyrtare e vellait tim drejtuar Veliajt. Ai nuk i ka kerkuar kurre leje per pallate. i ka kerkuar fillimisht leje per shtepi druri per perdorim personal dhe ne nje kohe te dyte kur te rishikohet plani rregulles i territorit, Bashkia te mbaj parasysh kerkesen e rreth 30 emigranteve qe kane toka ne kete zone te cilet nuk kerkojne r te ndertuar asnje cm me shume se koeficenti zones.Kerkesa u incua nga debati per zhvendosjen e Lanes, ku Kryeministri qartësoi publikisht se planet rregulluese kanë fuqi orientues edhe pushteti vendor mund t`I përshtasë ato në shërbim të banorëve dhe investitorëve potencialë. Prandaj kërkoj:
(i) lejimin e vendosjes së ndërtimeve provizore në pronësinë time, në përputhje me kufizimet strikte të parashikuara për këtë zonë, deri në ndryshimin e destinacionit të tokës dhe lejimit të ndërtimeve të përhershme
(ii) Ndryshimin e zërit kadastral të sipërfaqes prej 3000 m2, në pronësinë time, nga “Ullishte” në zërin kadastral “Truall”, me qëllim dhënien e mundësisë për ndërtimin e objekteve të paluajtshme, sipas koefiçientit të vendosur në zonën ku ndodhet kjo pronë. Kerkesa perfundon me : Banorët e zones besojnë shumë në integritetin Tuaj se kjo zone nuk do të lejohet të zhvillohet për interesa abusive të investitorëve aktualë apo potencialë në këtë pjesë të Tiranës.
Kujtojmë se debati mes Malajt dhe Veliajt, nisi kur ish-deputeti në disa qëndrime të tij publike shprehej kundër kreut të Bashkisë. Ai e akuzonte për mos bërje të transparencës me fonde dhe se nuk kishte punuar mirë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Por ditën e djeshme ka reaguar Veliaj, i cili tha se deklaratat e Malajt janë gjoba dhe janë të nxitura nga mospranimi i kërkesës për ndërtimin e pallatit të vëllait. Por anëtari i Bordit të Bankës së Shqipërisë, i ka hedhur poshtë këto akuza.
(A.B. J.V. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar ndaj Drejtori të Burgjeve, Agim Ismalit dhe është shprehur se ai ka një të kaluar të errët dhe se vazhdon akoma me sha...
TIRANE- Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt ka reaguar për herë të parë pas incidentit që ndodhi në hyrjen e pallatit të tij, më 11 maj, ku disa të ...
CËRRIK– Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në 76-vjetorin e themelimit të Batalionit partizan “Dumrea” ka folur sërish për bashkëpunim mes palëve për zgjid...
Dje në Opinion Kryeministri bëri një rrëfim të papritur.Ndërsa diskutohej për shtyrjen e zgjedhjeve lokale dhe zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, Edi Rama...
Kryeministri doli mbrëmjen e djeshme në “Opinion”, një natë pasi studio mori shkëlqimin nga prania e Kujtim Gjuzit. I qetë, me një dashamirësi të çuditsh...
FRANCË- Kryetari i Partisë Republikane (LR) në Francë, Laurent Wauquiez ka deklaruar se partia e tij do të vendosë “veto” për Shqipërisë në sa i përket zgj...
BRITANI E MADHE- Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një vizitë në selinë qendrore të Partisë Konservatore Britanike në Londër, ku edhe u prit nga kryetari ...
TIRANË- Partia Demokratike është rikthyer sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. PD është rikthyer me përfaqësuesit e saj në këtë komision, tre muaj pasi...
TIRANË- E ngarkuara me punë e SHBA-ve në ambasadën amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones, në një deklaratë para medieve, në kuadër të ditës në luftën kundë...