Politike

Basha viziton Parlamentin britanik: Opozita e gatshme për të zgjidhur krizën

17 Maj 2019, 15:42 Nga DOSJA
Basha viziton Parlamentin britanik: Opozita e gatshme për të zgjidhur

BRITANI– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë vizitës së tij në Londër ka kryer një vizitë në Parlamentin britanik. Në një njoftim nga zyra e shtypit të PD, bëhet me dije se Basha dhe delegacioni që e shoqëron është pritur nga  Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Britanik Tom Tugendhat.

Më tej shtohet se në takim u diskutua për gjendjen politike dhe situatën në Shqipëri e rajon, si dhe për krizën e rrezikshme ku ndodhet vendi. Në këtë takim, lideri i opozitës konfirmoi angazhimin e Partisë Demokratike dhe të gjithë opozitës së bashkuar për një zgjidhje politike të krizës, që do të garantojë zgjedhje te lira dhe të ndershme “duke ndarë politikën nga krimi, duke i zgjidhur duart drejtësisë që të vërë para ligjit politikanët e përfshirë në shitblerje votash me krimin e organizuar si dhe afera të tmerrshme korruptive. Reformë e thellë politike për fuqizimin e rolit të qytetarit sipas praktikave më të mira të vendeve demokratike perëndimore është angazhimi ynë”, theksoi Basha.

Lideri i opozitës u shpreh se roli i rëndësishëm të Britanisë së Madhe, në bashkëpunim me partnerët e tjerë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, në mbrojtje të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Gjithashtu, Basha e falenderoi Tugenthat për qëndrimin e qartë dhe të prerë të Britanisë së Madhe dhe Parlamentit Britanik kundër ndryshimit të kufijve dhe copëtimit të Kosovës, çka do të ishte një precedent i rrezikshëm kundër paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Gjatë takimit u diskutua mbi prioritetet e bashkëpunimit të ardhshëm midis Shqipërisë dhe qeverisë britanike në fushat e bashkëpunimit strategjik të sigurisë kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne angli kriza politike lulzim basha zgjedhje pa opoziten basha ne angli kriza politike lulzim basha zgjedhje pa opoziten

Sondazh

Poll