Politike

Rrëfimi prekës i Ramës, ja njeriu që e bën të pranojë përsëritjen e ndeshjes (VIDEO)

17 Maj 2019, 11:08 Nga DOSJA
Rrëfimi prekës i Ramës, ja njeriu që e bën të

Dje në Opinion Kryeministri bëri një rrëfim të papritur.

Ndërsa diskutohej për shtyrjen e zgjedhjeve lokale dhe zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, Edi Rama zbuloi se është edhe dikush tjetër që e akuzon se fiton me hile.

Ishte një zbulim i papritur, që nuk dihet nëse i doli padashje, apo e zgjodhi ta bënte te Fevziu, por ishte vërtet prekës.

Pasi kalon orë të vështira në punë, një javë me protesta, ndërsa veshët i shungullojnë akoma nga thirrjet “Rama IK, apo për fitore me hile, shkon në shtëpi për të gjetur qetësi dhe nuk mundet.

Është Zaho që e vazhdon protestën për fitore me hile. Aty në fushën e vogël te Surrelit, djali 5- vjeçar, e akuzon babain 54- vjeçar dhe i kërkon përsëritje, jo të zgjedhjeve por të lojës.

Siç rrëfen vetë (shiko videon), Kryeministri nuk e merr shumë seriozisht kërkesën, madje tregohet edhe bujar duke e lënë të fitojë Zahon, por me kushtin që gjithçka të mbyllet aty.

Pas lojës nuk ka më akuza për fitore me hile. Ky është koncesioni që duhet të bëjë njeriu që ka dhënë me koncesion gjithçka.

Rrëfimi i Kryeministrit, mund të ketë prekur dje mijëra njerëz që kanë kuptuar se sa vuan ai nga akuzat për hile, por me siguri ka frymëzuar opozitarët, që kanë kuptuar se me insistimin e duhur, Edi Rama jo vetëm përsërit ndeshjen, por të fal edhe gol.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama zaho rama zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 edi rama zaho rama zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll