Politike

Vonohet procesi i votimit në Fier e Selenicë! Tensione mes komisionerëve të PS dhe LSI-së, nuk pranojnë të punojnë së b

25 Prill 2021, 06:23 Nga DOSJA
Vonohet procesi i votimit në Fier e Selenicë! Tensione mes

FIER– Probleme në qendrat e votimit ka p[asur në Fier dhe në Selenicë. Në shkollën Janaq Kilica në qendrën e votimit 3004/1 në KZAZ 59 është bllokuar pajisja identifikuese e zghedhësve. Fillimisht në nisje të procesit ishte në rregull, por pasi kanë votuar 10 qytetarë, pajisja ka shfaqur probleme.

Edhe në Selenicë ka pasur probleme dhe tensione, ku si pasojë 4 qendra votimi nuk kanë nisur ende procesin e votimit.

Mësohet se në dy qendra votimi nuk punonjnë identifikuesit e votuesve dhe kanë rene dakort ta bejnë identifikimin manualisht. Ndersa ne dy QV të tjera komisionerët e Partisë Socialiste nuk kanë punuar me ata të LSI-së.

Shqipëria voton sot! Shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e 4 viteve të ardhshme. Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista. Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidatë të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje.

LAJMI KRYESOR: SHQIPËRIA VOTON! Sot 3.6 mln shqiptarë votojnë 140 ligjvënësit e rinj! PS kërkon ‘histori’ me mandatin e tretë, PD-LSI për rotacion

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike probleme ne fier dhe selenice shqiperia voton 2021 probleme ne fier dhe selenice shqiperia voton 2021

Sondazh

Poll