Aktualitet

Dhunë, zjarr, tensione e molotov, mbyllet pas 6 orësh protesta e opozitës. Basha: Tubim sërish nesër në 11:00 (FOTO+VD)

  • Basha: Kjo s'është lojë, nuk bëjmë asnjë hap pas
  • Lleshaj: S’ndërtohet demokracia me molotov, askush se djeg më Shqipërinë
  • “Respekt për Policinë”, Rama për protestën: Zjarri s’ka çfarë t’i bëjë qeverisë, trishtim!
  • Meta apelon për qetësi në protestë: Situata absurde, Said Dollapi të lirohet
  • Ndërkombëtarët kundër opozitës: Dënojmë dhunën, duhet të mbani përgjegjësi politike
  • Opozita e bashkuar ka protestuar për më shumë se 6 orë para Kryeministrisë. Kësaj here ata nuk kursyen as bombat molotov. Protestuesit u zhvendosën nga Kryeministria tek Drejtoria e Policisë së Tiranës ku edhe kërkojnë lirimin e sekretarit organizativ, Said Dollapit, i cili u shoqërua pasi u dhunua. Në protestë janë lënduar 16 efektivë policie dhe 4 protestues.

    TIRANË- Zjarr dhe dhunë! Kështu ka nisur protesta e katërt kombëtare e opozitës së bashkuar kundër qeverisë Rama përballë Kryeministrisë. Si pasojë e dhunës dhe përplasjeve, 13 policë dhe 4 protestues kanë mbetur të lënduar, mes tyre edhe sekretari organizativ i PD-së, Said Dollapi. Dollapi u ndalua nga një polic, i cili i kërkoi që të hiqte maskën kundragaz që mbante në fytyrë. Teksa ai u përpoq që t’i largohej policit, u rrëzua ndërsa policët që ishin pranë tij u afruan dhe e goditën me shkopa gome për ta shoqëruar më pas në Polici. Pas shoqërimit të Dollapit, nga selia blu kryedemokrati Lulzim Basha u bëri thirrje protestuesve që të marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë për të kërkuar lirimin e zyrtarit të PD-së. Lidhur me shoqërimin e Dollapit reagoi edhe presidenti Ilir Meta, i cili tha se zyrtari i PD duhej çuar në spital, duke e cilësuar dhunën e policisë, absurde. Përveç presidentit Meta, nuk kanë munguar reagimet edhe nga Rama, Lleshaj dhe ndërkombëtarët.


    Rama shkruante në rrjetet e tij sociale se dhuna kundër kryeministrisë nuk ishte ndaj qeverisë së tij por Shqipërisë. Lleshaj përgëzoi punën e policisë, ndërsa Meta bëri thirrje për ruajtjen e qetësisë. Ambasada e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, njëzëri kanë dënuan dhunën e ushtruar në protestën e opozitës. Ndërsa OSBE-ja është shprehur se organizatorët e protestës së sotme duhet që të mbajnë përgjegjësi politike. Megjithatë liderët e partive opozitare duket se nuk kanë ndërmend të bëjnë hapa pas. Kryemadhi i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që t’u hapë rrugën zgjedhjeve të lira. Ndërsa kryedemokrati Basha u shpreh se “opozita e bashkuar” ishte tashmë maxhorancë duke përdorur si referencë numrin e pjesëmarrësve në protestë.

    Opozita e bashkuar kërkon rrëzimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhjet qendrore dhe ato vendore. Më 21 shkurt opozita dogji mandatet me pretendimin se parlamenti ishte nën pushtetin e krimit. Pas thirrjeve të opozitës për dorëheqje, kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm për dialog.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Thirrjeve për dialog i është bashkuar edhe presidenti Meta dhe aleatët e PD-së. Përveç protestave, opozita e bashkuar ka nënshkruar edhe një marrëveshje me 10 pika, një prej tyre është edhe bojkoti i zgjedhjeve lokale.

    (k.m./ Dosja.al)

    • 1:27

      PD merr vendimin pas mbledhjes urgjente: Protestë nesër dhe të hënën në orën 18:00

      Mbledhja urgjente e kreut të PD, Lulzim Basha me krerët e degëve në rrethe dhe ish-deputetët ka përfunduar. Bëhet me dije se në këtë mbledhje është marrë vendim që protesta e sotme të mbyllet dhe ajo të riaktiviohet nëser para Drejtorisë së Policisë.

      Po ashtu një tjetër vendim është marrë që të hënën nën orën 18:00 të ketë një protestë sërish në Tiranë. Pas mbledhjes ka reaguar dhe Basha. Në një fjalë pasa simpatizantëve të PD, ai tregoi vendimet dhe ftoi të gjithë qytetarët të bashkohen në protestën e radhës.

      Të hënën protestë kombëtare në orën 18:00. I bëj thirrje qytetarëve te Tiranës që të na bashkohen nesër në 11 para Drejtorisë së Policisë së Tiranës. E sotmja e ka ndarë Shqipërinë me thike, jo në mes, shumica e qytetarëve që kanë qenë me ne u shpreh mirënjohjen. Jemi në të njëjtën anë, jemi shpresa. Askush mos të mungojë të hënën në orën 18:00”, tha Basha pas mbledhjes urgjente.

      Ndërkohë mësohet se të gjithë ata që ishin në mbledhje do të shkojnë tek Spitali Ushtarak për të vizituar Said Dollapin, i cili u dhunua nga Policia.

    • 0:59

      Spahia: Dhunimi i Dollapit shton revoltën popullore

      Bardh Spahia ka folur për mediat pas dhunimit dhe shoqërimit të sekretarit orgnaizativ të Partisë Demokratike, Said Dollapi.

      Ai shprehet se asnjë person nga qytetarët e lirë nuk intimidohet nga dhuna policore dhe se këto gjeste barbare e shtojnë revoltën popullore.

      “Ishte barbare e turpshme dhe e shtyre nga personat që zgjehdin të zbatojnë urdhërat e eprorëve të tyre.

      Nuk i trembin qytetarët me dhunë policore. Harrojeni njëherë e mirë. Nga diat në ditë, qytetarët e lirë të këtij vendi shtojnë revoltën popullore.

      Fundi i qeverisë do të jetë i pashmangshëm,”– shprehet Spahia.

    • 0:35

      Gazi lotsjellës në protestën e opozitës, Berisha: E helmuar edhe një studente norvegjeze

      Ish-kryeministri, Sali Berisha, në një postim në Facebook shkruan se mes protestuesve të lënduarve nga gazi lotsjellës është sekretarja e Përgjithshme e EDS-së, Sara Jurik.

      Sipas Berishës, studentja norvegjeze ndodhet në gjendje të rëndë në spital nga helmimi nga gazi lotsjellës i hedhur kundër protestuesve.

      Postimi i plotë:

    • 0:27

      Dollapi lirohet nga Policia, dërgohet për në spital

      Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike është larguar nga ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Sipas informacioneve mësohet se Said Dollapi është dëguar në spital për të marrë ndihmën mjeksore.

      Partia Demokratike kërkoi lirimin e menjëhershëm të tij dhe tha se ai u dhunua nga policia me urdhër të Lleshajt dhe Ramës. Po ashtu dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili kërkoi që Dollapi të lirohej menjëherë dhe të dërgohej në spital për të marrë ndihmën mjeksore.

      Said Dollapi u ndalua sot nga Policia para kuvendit dhe u dhunua me shkop gome nga efektivët e focave speciale. Sipas uniformave blu ai është shoqëruar pasi ka përdorur dhunë ndaj Policëve kur ata ishin në kordon para Kryeministirsë.

    • 0:16

      Spiropali ironi me Metën: Presidenti ka ngatërruar dhunuesin Dollapi me të dhunuarin

      Elisa Spiropali, ministre për Shtetin dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht dhe zëdhënëse e qeverisë ka reaguar kundër Presidentit Ilir Meta. Në një reagim në Facebook, Spiropali shkruan se Meta ka ngatërruar padashje Said Dollapin me gazetarin e TCH, që është dhunuar nga protestuesit e PD.

      Presidenti i Republikës ka ngatërruar padashje dhunuesin Sahit Dollapi, sekretar për protestat në PD, me të dhunuarin Besfor Kryeziu, gazetar i TCH, i dhunuar nga ndjekësit e zotit Dollapi! Ai ka dashur të thotë që të çohet në spital Besfori jo Sahiti dhe prandaj, meqë të gjithë e mirëkuptojmë Presidentin kur ka protesta, thashe t’i vij në ndihmë me këtë korrigjim”, shkruan Spiropali.

    • 0:02

      PD mbledhje urgjente pas mesnate në seli

      Partia Demorkatike ka thirrur një mbledhje urgjente pas mesnate në seline e partisë. Sipas një njoftimi nga zyra e shtypit të PD bëhet me dije se në mbledhje do të jenë të gjithë ish-deputetët dhe Kolegji i Kryetarëve.

    • 0:00

      Endri Fuga publikon listën: Protestuesit dhunuan edhe mediat

      Endri Fuga, Drejtori i komunikimit të Qeverisë ka reaguar teksa opozita zhvilloi protestën e saj të katërt kombëtare. Në një status në Twitter, Fuga shkruan se protestuesit nuk kanë dhunuar vetëm institucionet por edhe mediat.

      Protestuesit sot nuk kane dhunuar vetem institucionet publike, por edhe median. Top-channel, Report tv dhe ABC neës raportojne se gazetare, kameramane dhe pajisje jane dhunur dhe shkateruar nga protestues te maskuar. Shtohet edhe Vizion plus ne listen e televizioneve te dhunuar nga protestues te maskuar,”- shkruan Endri Fuga.

       

    • 23:14

      Meta: Situata absurde, Dollapi të shoqërohet për në spital e jo në Polici

      Meta ka reaguar sërish për protestën e opozitës duke thënë se Said Dollapi duhet të shoqërohet për në spital që të marrë ndihmën e parë mjeksore. Presidenti më tej shton se  ajo që po ndodh tek Drejtoria e Policisë është absurde.

      Situata para Drejtorisë së Policisë është absurde. Sahit Dollapi duhet të shoqërohet për në spital për të marrë ndihmën e parë për lëndimet dhe jo të mbahet në polici”, shkruan Meta.

    • 23:11

      U lëndua në protestë, qytetari transportohet me barrelë në spital

      Një tjetër protestues është lënduar mbrëmjen e sotme në protestën e opozitës.

      Në videon e mëposhtme shihet teksa qytetari i lënduar është vënë mbi barrelë për t’u transportuar në spital.

      Nuk bëhet me dije identiteti i të lënduarit por mësohet se po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

    • 22:59

      Sali Berisha vështirësi me frymëmarrjen, me maskë kundragaz në protestë

      Ish-kryeministri Sali Berisha është fotografuar pasditen e sotme teksa ka zbritur në shesh për të marrë pjesë në protestën e opozitës. Në fotot e mëposhtme shihet teksa ish-kryeministri mban një maskë kundragaz në fytyrë.

      Mesa duket për shkak të gazit lotsjellës, Berisha ka patur vështirësi me frymëmarrjen.

    • 22:51

      Dhunë dhe tek Drejtoria e Policisë, përdoret ujë dhe gazlotsjellës ndaj protesueve

      Dhe tek Drejtoria e Policisë ka pasur përdorim të dhunës dhe protestusit janë përplasur me policinë.

      Protesta tek Drejtoria e Policisë

      Ata kanë tentuar që të futen brenda ambienteve të Policisë, por janë ndalur nga policia e cila ka përdorur ujin dhe gazin lotsjellës për t’i shpërndarë.

    • 22:36

      Opozita luftë me policinë, s’do ta besoni ku ndodhet Rama

      Prej më shumë se 4 orësh Opozita po proteston kundër qeverisë Rama dhe është përplasur me efektivët e policisë.

      Kryeministri Edi Rama dhe foto nga protesta

      Ndërkohë nga ana tjetër, Dosja.al ka mësuar vendndodhjen e kryeministrit Edi Rama. Mësohet se Rama është futur në banesën e tij në Surrel që në orën 17:30 dhe po e ndjek protestën nga aty.

    • 22:28

      U nda nga motra kur po hidhej gaz lotsjellës, një fëmijë humb përballë Kuvendit

      Një djalë i vogël me emrin Alesio, ka humbur mbrëmjen e sotme në zonën përpara parlamentit.

      Gjatë kohës kur para Kuvendit ndaj turmës u hodh gaz lotsjellës, Alesio u nda nga motra e tij Anja duke mbetur i vetëm.

      Prej orësh ai po qëndron në një kafene pranë Komitetit Shqiptar Mysliman dhe pret të ribashkohet me të motrën.

    • 22:23

      Basha: Dollapin e rrahën me urdhër të Ramës dhe të Lleshajt

      Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj sekretarit organizati i PD, Said Dollapi. Basha u ka bërë thirrje të gjithëve që të shkojnë tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, për të kërkuar lirimin e Dollapit.

      Me urdhër personal të Edi Ramës është dhunaur në mënyrë të pashembullt sekretari organizativ i PD. Ai gjatë gjithë protestës ka mbrojtur efektivët e policsë duke dalë para gurëve dhe para fishekzjarrëve. Ai me urdhër të Lleshajt dhe të Edi Ramës ai është dhunuar. Në emër të opozitës i bëj thirrje të gjithëve që të shkojmë tek Drejtoria e Poicisë Tiranë aty ku mbahet Dollapi”, tha Basha.

    • 21:55

      Me shkop gome, policia rreh dhe arreston Said Dollapin (Video)

      Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Said Dollapi është dhunuar mbrëmjen e sotme gjatë protestës së opozitës. Në videon e siguruar nga Dosja.al shihet teksa policët me shkop gome dhunojnë Dollapin.

      Mësohet se më pas Sekretari organizativ i PD-së është shoqëruar për në komisariat.

    • 21:53

      Protesta e opozitës, reagon ambasada e SHBA: Dënojmë dhunën, palët të tregojnë vetpërmbajtje

      Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar për protestën e opozitës, duke thënë se  dënon dhunën që ishte e pranishme sot në këtë tubim. Sipas ambasadës dhunë është jodemokratike dhe drejtuesit e opozitës duhet të nxisin qetësi.

      Ambasada e SHBA dënon dhunën e pranishme gjatë protestës së sotme. Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit. Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje”, shkruan ambasada.

    • 21:44

      Endri Fuga akuza Bashës: Kur ishe ministër vrave katër njerëz, sot policia shpëtoi jetën qytetarit

      Drejtori i Komunikimit në Kryeminsitri, Endri Fuga në një reagim në mediat sociale bën krahasim mes policisë sot dhe policisë në 21 janar 2011. Fuga shkruan se në kohën kur Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm vrau katër njerëz, ndërsa sot policia shpëtoi një qytetar që mund të merrte flakë.

      “Në vitin 2011 kur Basha ishte Ministër i Brendshëm, ai urdhëroi policinë e tij për të qëlluar dhe vrarë 4 protestues të pafajshëm dhe paqësorë. Sot policia shpëtoi protestuesit nga flakët e bombave molotov që mbështetësit e Bashës hodhën në ndërtesën e Qeverisë”, shkruan Endri Fuga.

    • 21:34

      I shtrirë në tokë, protestuesi humb ndjenjat nga gazi lotsjellës, PD: Ambulanca u vonua

      Partia Demokratike ka publikuar foton e një protestuesi, i cili shihet i shtrirë në tokë dhe pa ndjenja.

      Sipas PD-së, personi i shtrirë është lënduar nga gazi lotsjellës dhe ambulanca ka vonuar më shumë se 20 minuta, për ta marrë atë.

      Nuk bëhet me dije identiteti i protestuesit, ndërkohë që njerëzit përreth i kanë ardhur në ndihmë, paraprakisht.

    • 21:18

      Tensione dhe tek Kuvendi, protestuesit hedhin bomba molotov, policia përgjigjet me gaz lotjesllës

      Protestuesit pas tubimit tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, kanë shkuar tek Kuvendi. Ata dhe aty kanë hedhur bomba molotov dhe i kanë vënë flakën hyrjes së kësaj godine.

      Ata kanë hedhur bomba molotov, fishekzjarr dhe shashka, ndërsa policia është përgjigjurme gaz lotjsellës duke shpërndarë protestuesit.

    • 21:05

      Protesta zhvendoset tek parlamenti, Flamur Noka i prin turmës

      Ish-deputeti Flamur Noka ka marrë në dorë drejtimin e protestës së opozitës.

      Flamur Noka dhe protestuesit

      Ai i ka paraprirë turmës dhe i ka zhvendosur ata nga kryeministria drejt Parlamentit.

    • 20:45

      Policia arreston një hajdut në protestë, ishte kamufluar si protestues

      Një person i dyshuar si hajdut është arrestuar në protestën e opozitës.

      Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i arrestuari ka vjedhur disa nga protestuesit, ndërkohë që është kamufluar mes turmës si protestues.

    • 20:34

      Rama: Trishtim që lideri me zë të ikur i thotë qeverisë 'aman ik'

      Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e opozitës. Shefi i qeverisë thotë, se uron që të gjithë ata që shkojnë pas opozitës, ditën e sotme, t’ju jenë hapur sytë.

      “Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”,ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën,po Shqipërisë i bën veç dëm”-shkruan Rama.

    • 20:27

      Zjarr Kryeministrisë dhe Kuvendit, Veliaj: Tirana nuk thyhet nga një stan me lepuj!

      Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar lidhur me bombat molotov që protestuesit e opozitës kanë hedhur ndaj Kryeministrisë dhe Kuvendit.

      Kjo ndodh kur shikon shume episode “Game of Thrones” dhe e vetmja alternative qeverisese te duket zjarri i dragoit! Nisen si te dhunshem, perfunduan si telendare! Tirana nuk thyhet nga nje stan me lepuj! Puna, jo dhuna; e drejta, jo e liga; e mira, jo rrugaceria – kjo triumfon!,“-shkruan Veliaj.

    • 20:23

      Opozita zbulon surprizën, shfaq mesazhet me videoprojektor në murin e Kryeminsitrisë

      Protesta e opozitës për më shumë se 2 orë po vijon para Kryeministrisë. Pas fjalës së Bashës, dhe shpërndarjes së qytetarëve rreth kryeministrisë, organizatorët kanë zbuluar dhe surprizën e kësaj proteste.

      Mesazhet në murin e Kryeministrisë

      Me anë të një videoprojektori, në murin e Kryeminsitrisë janë shfaqur mesazhe të ndryshme, si “Protesto për të gjithë”, “Shqipëria si Europa”, “Rama ik” etj.

    • 20:19

      Policia thirrje direkte kryedemokratit Lulzim Basha: Largoni njerëzit e dhunshëm nga protesta

      Lulzim Basha, kryetar i PD

      Policia e Shtetit i ka bërë për herë të parë thirrje direkte kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, që të largojë nga protesta elementët që provokojnë dhe krijojnë skenare dhune.

      Nëse në protestat e mëparshme, thirrja i është drejtuar vetëm Gazmend Bardhit, si organizator, sot, për herë të parë, policia i bën thirrje Bashës të largojë personat e dhunshëm nga protesta.

    • 20:16

      Protesutesit çajnë kordonin e Policisë, i vënë flakën dhe pjesës së pasme të Kryeministrisë

      Protesutesit pas mbarimit të fjalës së Bashës, kanë vijuar të përplasen me policinë dhe kanë shkaur në pjesën e pasme të Kryeministrisë.

      Digjet Kryeministria

      Ata kanë hedhur bomba molotov në dyert e pasme të Kryeministrisë, ku kanë djegur disa objekte dhe pemë.

    • 20:06

      Policia nuk e ndal gazin lotsjellës ndaj qytetarëve

      Vijon hedhja e gazit lotsjellës ndaj protestuesve të opozitës. Policia e rreshtuar para Kryeministrisë edhe pse nga ana e protestuesve nuk ka tensione.

      Për t’ju shmangur gazit, protestuesit janë larguar disa metra larg kordonit të policisë. 

    • 20:06

      Demokratët me skenografi para Kryeministrisë, Basha krah Berishës

      Të mbledhur para Kryeministrisë, protestuesit e opozitës kanë ndezur të gjithë dritat e telefonëve të tyre.

      Përjashtim nuk ka bërë as kryedemokrati Lulzim Basha, pranë të cililt ndodhej edhe lideri historik i PD-së, Sali Berisha.

    • 19:54

      Basha bën gjestin e rrallë: Agjërim të lehtë vëllezërit muslimanë

      Lulzim Basha, kryetar i PD

      Kryedemokrati Lulzim Basha iu ka uruar një agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve myslimanë.

      Në kohën që Basha ishte duke folur, drejt godinës së kryeministrisë dhe policëve hidheshin bomba molotov, shashka dhe kapsolla.

      “Agjërim të lehtë të dashur vëllezër myslimanë”-tha Basha.

    • 19:44

      Meta thirrje protestuesve: Ruani qetësinë, jo dhunës ndaj efektivëve

      Presidenti i Republikës, Ilir Meta u ka bërë thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë. Ai shprehet që të mos ushtrohet dhunë ndaj efektivëve dhe njerëzve.

      “Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkon të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve,”– shkruhet në reagimin e Presidencës.

    • 19:43

      Humb ndjenjat para Kryeministrisë protestuesi

      Humb ndjenjat protestuesi. Ai ndodhej në zonën e hyrjes së Kryeministrisë duke bashkë me disa protestues të tjerë.

      Protestuesi humb ndjenjat

      Ende nuk dihet se cila është aryseja se përse ka humbur ndjenjat protestuesi apo gjendja e tij.

    • 19:36

      Lleshaj: S'ndërtohet demokracia me molotov, askush se djeg më Shqipërinë

      Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas përplasjeve në protestën e opozitës.

      “Me Molotov nuk ndërtohet demokracia, por synohet të shkatërrohet Shqipëria. Por kjo gjë është e pamundur! Ftoj qytetarët e përgjegjshëm të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve. Askush nuk mund ta djegë Shqipërinë përsëri!”-shkruan Lleshaj.

    • 19:34

      Basha: Jemi këtu me një kushtrim, ora e lojës me popullin ka marrë fund

      Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga protesta e opozitës ka bërë thirrje për largimin e Ramës, pasi sipas tij ai është i vemti që ka bllokuar rrugën e Shqipërisë drej Bashkimit Evropian.

      Lulzim Basha nga protesta

      Basha u shpreh para mijërave protestuesve se aty ishte për t’i dhënë një mesazh të qartë Ramës, se ka mbaruar koha që politika të luajë me popullin dhe fatet e tij.

      PJESË NGA FJALA

      Jemi mbledhur sonte këtu me një kushtrim, me një qëllim, me një vizion, për të mos pranuar më kurrë Shqipërinë e krimit dhe të korrupsionit. Ne jemi këtu për të dhënë një mesazh të qartë dhe të prerë, nuk të lëmë më të bllokosh më rrugën tonë drejt Europës. Rama ik. Gjashë vite e gjysmë të sundimit kriminal të Edi Ramës, e kanë lënë shqipërinë jashtë Europës dhe i vemti në botë pa Gjykatë Kushtetuese. Kjo është vepra e zezë e Ramës dhe bandës së tij kriminale.

      Desnini ynë europian nuk mundt ë mbetet më në duar të një klike, e një nejeriu të korruptuar nga koka në këmbë, më gënjeshtar. Ora e lojës me popullin ka marrë fund, tani ka një dhe vetëm një rrugë të çlirojmë shqipërinë nga krimi. Nuk ka Europë pa demokraci, nuk ka europë pa larguar dhe dënuar Ramën dhe politikanët e korruptuar.

    • 19:33

      Kryemadhi: Shqiptarët të pushtojnë zyrën në sekondë, hapur rrugë zgjedhjeve të lira

      Kryetarja e LSI-së e pranishme në protestën e opozitës i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që t’u hapë rrugën zgjedhjeve të lira. Në një prononcim për mediat, ajo ju drejtua kryeministrit duke e paralajmëruar se shqiptarët mund ta pushtojnë zyrën e tij në sekondë.

      Monika Kryemadhi në protestë

      Mirënjohëse për të gjithë ata besimtarë myslimanë, që edhe pse me agjërim, janë në bulevard. Të gjithë ata shqiptarë që besojnë në zot e gjejnë forcë e besim për tu ngritur.Ju falënderoj ju mediat, që nuk iu ndatë protestave të opozitës, pavarësisht shantazhit që ushtrohet ndaj jush.

      Mirënjohëse qytetarëve që i janë përgjigjur opozitës. Kam edhe një mesazh për Ramën që besoj se sot nuk është në zyrën e tij. Me gjithë ata njerëz në shesh në një sekond zyra e tij pushtohet. Do të jetë shumë më keq për të nëse qytetarët hyjnë në zyrën e tij. Prandaj të ringjalli shpresën për shqiptarët dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme,”– tha Kryemadhi.

      E pyetur për deklaratën e presidentit Ilir Meta se duhet të ketë dialog mes palësh, Kryemadhi theksoi se kjo nuk është luftë dhe se sipas saj ky nuk është filmi ‘Armiku te porta’.

      “Nëse Meta kujton se po sheh filmin ‘armiku te porta’ duhet të ketë parasysh që nuk jemi në luftë. Vjedhja e votës ka sjellë varfërimin e shqiptarëve dhe shpërnguljen e shqiptarëve,”- tha kryetarja e LSI-së.

    • 19:30

      Përplasje, shtyrje mes policisë dhe protestuesve. Basha: Ndalni dhunën, ndalni dhunën

       

      Perplasja

      Ka nisur përplasja mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit me bomba molotov kanë çarë kordonin, dhe janë shtyrë me uniformat e policisë.

      Kryetari i PD, Lulzim Basha ka bërë thirrje që të mos përdoret dhunë:
      “Ndalni dhunën, mos dhunoni. Efektivët janë në krye të detyrës”-tha Basha.

    • 19:14

      Përplasje në protestë, çahet kordoni, 3 efektivë të plagosur

      Është tensionuar situata në protestën e opozitës. Pas hedhjes së 2 bombave molotov nga protestuesit, 3 policë kanë mbetur të plagosur.

      Për pasojë, policia ka qëlluar me shkop gome qytetarët.

      Polici i plagosur ne protesten e opozites
    • 19:08

      Basha dhe Kryemadhi dalin nga selitë, nisen drejt Kryeministrisë

      Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Krymeadhi, kanë dalë nga selitë e partive dhe janë nisur drejt Kryeministrisë.

      Basha del nga selia e PD

      Në të njëjtën kohë, ata kanë dalë nga selitë ku janë pritur nga qytetarë të shumtë dhe sëbashku me ta janë nisur drejt turmës që ka mbushur sheshin para Kryeministrisë.

      Sipas zyrës së shtypit të PD-së, Basha ka qenë i shoqëruar nga qindra studentë nga vendet e BE.

    • 19:05

      Maskat sërish në protestën e opozitës (Foto)

      Protestuesit me maska janë rishfaqur në protestën e Partisë Demokratike.

      Të veshur me rroba sportive dhe me maska të zeza e kapuç ata kanë marshuar në mes të turmës.

    • 18:59

      U lirua nga paraburgimi, Balliu shfaqet në krye të banorëve të Astirit në protestë

      Banorët e Astirit janë bërë pjesë e protestës së opzoitës që po zhvillohet pasditen e sotme në Tiranë. Të veshur me jelek portokalli ata janë drejtuar për tek godina e kryeministrisë nën thirrjet “Rama ik”.

      Kleivs Balliu dhe banorët e Astirit

      Në krye të tyre qëndron ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili vetëm dy ditë më parë u lirua nga paraburgimi.

    • 18:56

      Protestuesit qëllojnë sërish me bojë blu kryeministrinë (Foto)

      Protestuesit e Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar kanë qëlluar me bojë blu godinën e kryeministrisë.

      Boja tek grila pranë zyrës së kryeministrit Edi Rama

      Boja është hedhur në afërsi të grilës pranë zyrës së Kryeministrit Edi Rama. Përveç bojës, ata kanë hedhur bidona plastikë dhe kapsolla drejt godinës.

      Boja tek grila pranë zyrës së kryeministrit Edi Rama
    • 18:52

      Protestuesi nga Himara: Protestoj kundër Edi Ramës se kërkon të na vjedhë pronat, më njeh mirë ai mua

      Protestuesi nga Himara

      Një nga qytetarët e pranishëm në protestën e opozitës është shprehur për mediat se ka ardhur që nga Himara.

      Protestuesi ka thënë se proteston kundër vjedhjes së pronave, që sipas tij qeveria i ka bërë pronave të himariotëve.

      ‘Kam ardhur nga Himara, protestoj kundër Edi Ramës sepse kërkon të na vjedhë pronat. Edi Rama me njeh mirë mua, dhe po i them që nuk ke për të na vjedhur pronat’,-tha ai.

    • 18:23

      Dy fëmijë amerikanë “thyejnë” urdhrin e ambasadës, shkojnë në protestën e opozitës dhe kërcejnë

      Protesta e opozitës ende nuk ka nisur, por duket se atmosfera është ndezur në bulevardin  Dëshmorët e Kombit. Teksa organizatorët e protestës kanë vendosur muzikë në sfond dy fëmijë të vegjël, që janë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë nisur të kërcejnë.

      Fëmijët amerikanë në protestë

      Ata kanë thyer dhe urdhrin e ambasadës së SHBA në Tiranë, e cila bëri thirrje që të gjithë shtetasit e saj të mos merrnin pjesë në këtë tubim.

      Por ata teksa kërcejnë në bulevard kanë marrë vëmendjen e të gjthë të pranishme të cilët kanë shijuar kërcnimin e tyre dhe nuk kanë ngurruar që ta filmojnë.

      Të gjithë janë kthyer nga dy fëmijët dhe me telefona në duar ata shfaqen të habitur nga performanca e tyre.

    • 18:10

      Mobilizohet policia, Forcat Speciale hynë në oborrin e xhamisë

      Policia ka vijuar përgatitjet për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, e cila do të zhvillohet para Kryeministrisë. Por edhe pse leja është kërkuar që protesta të mbahet në bulevardin Dëshmorët e Kombit, Policia ka rrethuar me forca të shumta dhe Kuvendin.

      Policia rrethon Kuvendin

      Reporteri i Dosja.al ka siguaruar një video ku shihen se forca të shumta policie kanë hyrë dhe në territorin e xhamisë pranë Kuvendit.

    • 17:36

      E reja aksidentohet në Milot, ish-deputeti i jep ndihmën e parë

      Një aksident ka ndodhur sot në aksin Lezhë-Shkodër, ku një vajzë të re i ka rënë të fikët. Sipas informacioneve mësohet se  në aksindent janë përfshirë dy makina, të një Smart dhe një Volsvagen Passat.

      Në momentin e aksidentit ka qenë i pranishëm dhe ka qëlluar pranë edhe ish-deputeti Bardh Spahia, i cili i ka dhënë ndihmën e parë të aksidentuarës që ishte e shtrirë në tokë dhe ankohet vazhdimisht.

      Pas ndihmës së parë të dhënë nga Spahia, në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka dërguar në spital për një ndihmë më të specializuar vajzën.

    • 17:11

      Demokratët e Shkodrës nisen drejt Tiranës, Spahia: Nuk ka zgjedhje me Ramën kryeministër

      Simpatizantët e Partisë Demokratike të Shkodrës janë nisur drejt Tiranës. Ata do të marrin pjesë në protesën e paralajmëruar të opozitës kundër qeverisë Rama.

      Në një deklaratë për mediet, kryetari i PD-së në Shkodër Xhevdet Amuli shprehet se më datë 30 qershor nuk do të zhvillohen zgjedhje.

      Qytetarët Shkodrës dhe të Shqipërisë do të vërshojnë drejt Tiranës. Nuk ka zgjedhje dhe nuk do të ketë zgjehdje pa u garan tuar liria e votës. Rama u bën presion qytetarëve duke miratuar ligje dhe amendamente për burgosjen e qytetarëve të cilët dalin në protesta për të luftuar për të drejtën e tyre,”- u shpreh Amuli.

      Më pas për mediet foli edhe ish-deputeti Bardh Spahia tha se Rama është organizatori i bandave.

      “Qytetarët do të vërshojnë si lum përpara zyrës së kryeministrit të Edi Ramës. Sot do të tregohet edhe një herë që qytetarët nuk pajtohen me vjedhjen e votës me tjetërsimin e vullnetit të tyre.

      Rama është kryeorganizatori i krybandave. Ta hajë harrojë Rama dhe kushdo tjetër tij se do të ketë zgjedhje pa u larguar ai,”- tha Spahia më tej.

    • 15:14

      3 orë para protestës, mbështetësit vlonjatë nisen drejt Tiranës

      VLORË- Kanë filluar nisjet e qytetarëve nga rrethet për të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar nga opozita për t’u mbajtur sot në 18:30 para Kryeministrisë.

      Sipas burimeve nga dega e PD Vlorë, 2 mijë mbështetës nga Himara dhe Selenica janë nisur drejt Tiranës, për t’iu bashkuar partive opozitare në tubimin e radhës, i cili do të zhvillohet para kryeministrisë.

      Rrugëtimi i protestuesve drejt Tiranës po kryhet me autobusë, mikrobusë dhe mjete te vogla.

    • 14:32

      Protesta e opozitës, Elbasani mbulohet nga parrullat "Rama ik"

      Ndërsa sot opozita e bashkuar ka paralajmëruar protesten e katër kombëtare, Elbasani është zgjuar i mbuluar me parrullat “Rama Ik”.

      Dosja.al ka siguruar foto ku shihet se si parullat janë shkruar kudo. Në mure, ndërtesa, konteinere etj.

    • 14:10

      U nisën për protestën e opozitës, shoqërohen 4 persona nga Ura Vajgurore

      Kanë filluar nisjet e qytetarëve nga rrethet për të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar nga opozita për t’u mbajtur sot në 18:30 para Kryeministrisë. Por ndërsa ishin nisur nga Ura Vajgurore për të marrë pjesë në protestë, policia ka shoqëruar 4 persona. 

      Ende nuk dihet se cila ka qenë arsyeja e shoqërimit të tyre. 

      Nga ana tjetër mësohet se nga Berati janë nisur përfaqësues e simpatizantë të PD-së. Nisja po organizihet para selisë së Partisë Demokratike. 

      Dosja.al mëson se në Dibër janë ngritur 4 postblloqe policie. 

    • 10:17

      "Rama ik", mijëra qytetarë nisen drejt Tiranës për protestën e opozitës

      Për protestën e sotme të opozitës qytetarë janë rrethet janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën kombëtare të radhës të opozitës.

      Dosja.al mëson se qindra qytetarë janë nisur nga Dibra drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestë.

      Mësohet se nga rrethi i Dibrës janë nisur drejt Tiranës rreth 2500 persona ndërsa si qark pritet pjesëmarrja më masive,7500 deri 8 mijë.  Me parullat “Rama ik”  qytetarët nisur me autobusë dhe makina private drejt kryeqytetit.

    Shto Koment