Politike

PD rikthehet në KQZ, debate me Denar Bibën: Ju s’jeni regjistruar në zgjedhje, ç’punë keni ju

17 Maj 2019, 10:27 Nga DOSJA
PD rikthehet në KQZ, debate me Denar Bibën: Ju s’jeni

TIRANË- Partia Demokratike është rikthyer sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
PD është rikthyer me përfaqësuesit e saj në këtë komision, tre muaj pasi mori përsipër vendimin për të djegur mandatet.

Ky është sinjali i dytë brenda 24 orësh i Partisë Demokratike për të marrë pjesë në procesin zgjedhor të 30 qershorit. Ditën e djeshme, PD dorëzoi në KQZ komisionerët që do të përbëjnë KZAZ.

Në mbledhjen e ditës së sotme, nuk kanë munguar as debatet mes përfaqësuesit të PD, Njazi Kosovrasti dhe anëtarit të PS, Denar Biba.

Debatet në KQZ:

Biba: Zoti Kosovrasti, interesimi juaj kur nuk jeni subjekt zgjedhor ështe i njëjtë me atë të gazetarëve

Kosovrasti: Sipas jush nuk duhet të jem unë këtu. Sipas jush PD duhet të vijë vetëm për të parë?

Biba: Intensiteti i ndërhyrjeve tuaja më duket i tepruar se nuk jeni subjekt zgjedhor. Jeni regjistruar për zgjedhjet e 30 qershorit?

Kosovrasti: Ç’punë keni ju, jemi parti parlamentare

Biba: Unë qëndrova në elementin administrativ

Kosovrasti: Nuk e vendosni ju masën e ndërhyrjeve te mia.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denar biba njazi kosovrasti pd ne kqz denar biba njazi kosovrasti pd ne kqz

Sondazh

Poll