Politike

Kujtim Gjuzi hyri në Kuvend, demokratët me sytë nga Anglia, Basha takon konservatorët britanikë (FOTO)

17 Maj 2019, 10:34 Nga DOSJA
Kujtim Gjuzi hyri në Kuvend, demokratët me sytë nga Anglia, Basha

BRITANI E MADHE- Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një vizitë në selinë qendrore të Partisë Konservatore Britanike në Londër, ku edhe u prit nga kryetari Brandon Lewis.

Kryetari Basha i shprehu Kryetarit Lewis mirënjohjen per mbështetjen e jashtëzakonshme që Partia Konservatore po i jep Partisë Demokratike për komsionin e përzgjedhjes së kandidatëve sipas modelit britanik.

Edhe pse në takim mori pjesë edhe kryetari i degës PD në Britaninë e Madhe, Naim Hasanin, mungesë në delegacionin e Bashës ishte padyshim Kujtim Gjuzi.

Gjuzi mban postin e Kryetarit të Partisë Konservatore të Shqipërisë dhe prej pak kohësh është bërë edhe deputet. Mesa duket Basha nuk ia ka “falur” aleatit të tij pranimin e mandatit si deputet.  

Megjithëse në mungesë të Gjuzit, dy kryetarët Basha dhe Lewis biseduan më tej për bashkëpunimin e ngushtë dypalësh në shkëmbimin e ekspertëve më të mirë, në menaxhimin e fushatave elektorale si dhe në organizimin e brendshëm të partisë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha me konservatoret basha ne angli brandon lewis kujtim gjuzi lulzim basha basha me konservatoret basha ne angli brandon lewis kujtim gjuzi lulzim basha

Sondazh

Poll