Bota

Ngjarja e rëndë në “Eurovision”, pas gjysmë finales së parë, vdes burri prapa skenës së Tel Aviv

17 Maj 2019, 12:24 Nga DOSJA
Ngjarja e rëndë në “Eurovision”, pas gjysmë

IZRAEL- Në edicionin e sivjetshëm të “Eurovizion” i cili u mbajt në Tel Aviv të Izraelit, u shënua një tragjedi e papritur. Një 66-vjeçar me profesion shofer kamioni Fuldie Schwarz, u vra kur një pjesë e ndriçimit ra mbi të gjatë përgatitjes së skenës për gjysmëfinalen e parë. (Lexo këtu)

Në atë moment burri mbante pajisjet dhe më pas u transferua urgjentisht në spital. Anëtarët e familjes Schëarz thanë se ndihen të habitur sesi në një festival kaq prestigjioz, në një skenë kaq gjigande, të ndodhë e tillë tragjedi.

Policia ka nisur një hetim dhe sipas medieve të huaja,  duket se pajisjet e ndriçimit nuk janë në përputhje me rregulloret. Organizatorët e Eurovizionit i dhanë ngushëllimet e tyre familjes Schwartz- raporton The Times of Israel. 

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota eurovizion izrael vdes fuldi shwartz eurovizion izrael vdes fuldi shwartz

Sondazh

Poll