Bota

Publikoi foton e përdhunimit, deputetja Flora Brovina e pranon: E nxorra pa e verifikuar, më vjen shumë keq

17 Maj 2019, 09:48 Nga DOSJA
Publikoi foton e përdhunimit, deputetja Flora Brovina e pranon: E nxorra pa

KOSOVË– Deputetja e PDK-së, Flora Brovina ka pranuar se fotoja e publikuar prej saj ku pretendohej se një e re shqiptare po përdhunohej nga një ushtar serb ishte e paverifikuar. (Shiko këtu)

Në momentin e publikimit, deputetja tha se foton e kishte marrë nga aparati i humbur i një ushtari serb dhe se ajo pamja ishte bërë publike me dëshirën e gruas së përdhunuar.

Ndërsa sot, pasi doli nga Policia ku ishte thirrur për sqarime lidhur me foton, Brovina tha se foton ia ka dhënë një kolege e saj në vitin 2003.

Sipas saj, kolegia ishte ish-deputetja e LDK-së Mevlyde Saraqi, që në atë kohë ka mbajtur postin e nënkryetares së Komisionit për Persona të Zhdukur.

Brovina për rastin e fotografisë e përmend edhe një tjetër person të përfshirë që sipas saj ka qënë një aktivist për të drejtat e njeriut.

Megjithatë pasi ka dalë nga ambientet e Policisë, deputetja Brovina ka pranuar se foton nuk e kishte verifikuar. Para gazetarëve, Brovina tha se e kishte përdorur me guxim pasi dhunime të ngjashme kanë ndodhur edhe në Kosovë.

Nga ana tjetër deputeti Milaim Zeka ka pretenduar se fotoja është shkrepur në Irak gjatë një filmi pornografik.

Megjithatë për të kryer të gjitha verifikimet e nevojshme, kryeparlamentari Kadri Veseli mbledhur institucionet e drejtësisë dhe inteligjencës.

Fotoja e publikuar ditën e djeshme nga deputetja shkaktoi shumë polemika në rrjet. Disa prej portaleve të televizioneve më presigjioze kombëtare i publikuan fotot pa asnjë mbulim. Kjo solli edhe reagimin e Rrjetit të Grave të Kosovës. Në reagimin e tyre për shtyp shkruhej se publikimi i fotos së përdhunimit të një femre kosovare nga serbët, ka shkelur dinjitetin njerëzor. Ata theksonin se zbulimi i identitetit të të përdhunuarës nuk ndihmon në vendosjen e drejtësisë.

Dosja.al ishte e vetmja media online që censuroi pamjet e publikuara nga deputetja kosovare.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni deputetja flora brovina publikimi i fotos se perdhunimit serbët përdhunojnë shqiptaren para syve të familjes deputetja flora brovina publikimi i fotos se perdhunimit serbët përdhunojnë shqiptaren para syve të familjes

Sondazh

Poll