Kulture

Sonte gjysmë finalja e parë e Eurovision, detajet e mbrëmjes

  • Pas gjysmë finales në Tel Aviv, këto janë 10 këngët e para finaliste në Eurovision 2019
  • Sondazhi nga Eurovision 2019/ Kush do të kualifikohet në gjysmëfinalen e dytë?
  • Ngjarja e rëndë në “Eurovision”, pas gjysmë finales së parë, vdes burri prapa skenës së Tel Aviv
  • Detajet e mbrëmjes së sotme, gjysmë finalja e parë e Eurovision 2019.
    Featured image of article: Sonte gjysmë finalja e parë e Eurovision, detajet e mbrëmjes Nga skena e Eurovision.

    IZRAEL- Pritja e madhe mori fund! Tel Aviv hap siparin e mbrëmjes së parë gjysmë finale për festivalin e muzikës europiane, Eurovision. Kjo do të jetë gjysmëfinalja e parë, ku 17 këngëtarë do të ngjiten në skenë ku do të prezantojnë këngët e tyre për publikun.

    Shfaqja e madhe do të nis me fituesen e edicionit të kaluar, Netta Barzilai, e cila do të performojë këngën fituese të vitit të akluar ‘Toy’, gjithashtu në skenë do të ngjitet edhe fituesja e Eurovision 1998, Dana International, ajo do të performojë një version të “Just The Way You Are” nga Bruno Mars.

    Spekatakli do të ketë katër moderatorë: Bar Rafaeli, Erez Tal, Assi Azar dhe Lucy Ayoub.

    Lista e publikuar e 17 vendeve që do të konkurojnë ditën e sotme në skenën e Eurovision.

    1. Qipro – Tamta me ‘Replay’

    2. Mali i Zi – D mol me ‘Heaven’

    3. Finlanda – Darude feat. Sebastian Rejman me ‘Look Away’

    4. Polonia – Tulia me ‘Fire of Love (Pali si)’

    5. Sllovenia – Zala Kralj & Gašper Šantl me ‘Sebi’

    6. Republika Çeke – Lake Malawi me ‘Friend Of A Friend’

    7. Hungaria – Joci Pápa me ‘Az Én Apám’

    8. Bjellorusia – ZENA me ‘Like It’

    9. Serbia – Nevene Boovi me ‘Kruna’

    10. Belgjika – Eliot me ‘Wake Up’

    11. Gjeorgjia – Oto Nemsadze me ‘Keep On Goin’g

    12. Australia – Kate Miller-Heidke me ‘Zero Gravity’

    13. Islanda – Hatari me ‘Hatrið mun sigra’

    14. Estonia – Victor Crone me ‘Storm’

    15. Portugalia – Conan Osiris me ‘Telemóveis’

    16. Greqia – Katerine Duska me ‘Better Love’

    17. San Marino – Serhat me ‘Say Na Na Na’

    Ndërkohë Shqipëria nuk do të performojë sonte, por në gjysmë finalen e dytë që do të mbahet në 16 maj.

    Burimi: Eurovision.tv 

    L.K/Dosja.al

    Shto Koment