Bota

Trump i prerë: S’ka më lotari amerikane, njerëzit do i përzgjedhim në bazë të meritës

17 Maj 2019, 09:01 Nga DOSJA
Trump i prerë: S’ka më lotari amerikane, njerëzit do i

SHBA- Donald Trump ka njoftuar se nuk do të ketë më zgjedhje të rastësishme për emigrantët që do vijnë në SHBA, duke paralajmëruar kështu se nuk do të ketë më lotari amerikane.

Zgjedhja e rastësishme është në kundërshtim me vlerat amerikane dhe bllokon shumë emigrantë potencial të kualifikuar që kanë shumë për të kontribuar,” tha Trump në Shtëpinë e Bardhë. Ai u shpreh më tej se dihet të hiqet programi i  lotarisë së vizave.

“Unë po i bëj thirrje Kongresit që të përfundojë programin e lotarisë së vizave që paraqet dobësi të rëndësishme për sigurinë tonë kombëtare.”, tha ai.

Presidenti shpjegoi sistemin e tij të imigracionit, i cili synon të zhvendosë procesin e aprovimit të imigracionit larg nga ai që përcakton përparësitë e lidhjeve familjare dhe nevojave humanitare, në atë që do të tërheqë “më të mirët dhe më të zgjuarit nga e gjithë bota”.

J.V/Dosja.al

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump lotaria amerikane donald trump lotaria amerikane

Sondazh

Poll