Bota

Në arrati prej 17 vitesh/ Arrestohet në Francë ish-kreu i ETA-s, Josu Ternera

17 Maj 2019, 07:22 Nga DOSJA
Në arrati prej 17 vitesh/ Arrestohet në Francë ish-kreu i ETA-s,

FRANCË– Ish-kreu i grupit terrorist ETA i njohur si Josu Ternera është arrestuar në Francë pasi ishte shpallur në arrati që prej vitit 2002.

Operacioni i arrestimit të tij u realizua përmes bashkëpunimit të organeve të sigurisë së Francës dhe Spanjës.

“Bashkëpunimi frëngo-spanjoll ka treguar edhe një herë efikasitetin e tij”, shkruan në Twitter kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sánchez. “Shpreh mirënjohjen time për gardën civile spanjolle dhe shërbimin sekret francez, DGSI, për arrestimin e kreut të ETA, Josu Ternera”.

Ternera ishte figurë kryesore e ETA-s për dekada të tëra, duke u  identifikuar me disa sulme. Ai u bashkua organizatës në vitin 1968, kur diktatori Francisco Franco ishte ende në pushtet. Ardhja e tij në krye të ETA-s përkoi me një nga periudhat më të përgjakshme. Vetëm në vitin 1987 grupi vrau 53 vetë, 6 prej tyre fëmijë.

Në më shumë se 40 vjet organizata zhvilloi një fushatë të dhunshme për pavarësinë baske, për të deklaruar shpërbërjen më pas në maj të 2018.

Pjesëtarët e këtij grupi kanë vrarë më shumë se 800 persona gjatë fushatës së dhunshme para deklarimit të armëpushimit në vitin 2011. ETA ishte e klasifikuar si organizatë terroriste nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas shpërbërjes Franca ishte një strehë e përbashkët për anëtarët e ETA, të cilit ishin të gjithë në arrati nga sistemi i drejtësisë.

(k.m/dosja.al)

Marrë nga: El Pais 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota arrestohet josu ternera eta france arrestohet josu ternera eta france

Sondazh

Poll

Bota 16 Maj 2019, 15:36

HOLANDË- Një turist britanik që rezervoi një shtëpi 100 paund në natë në Amsterdam nëpërmjet faqes Airbnb, ishte habitur, pasi “vilë” kishte një formë të &...