Bota

Ndërron jetën në moshën 102 vjeçare arkitekti i famshëm, krijuesi i piramidës së Louvre-it në Paris

17 Maj 2019, 08:24 Nga DOSJA
Ndërron jetën në moshën 102 vjeçare arkitekti i

SHBA- Ieoh Ming Pei, një nga arkitektët më të njohur të shekullit 20, Ieoh Ming Pei, ka ndërruar jetë në moshën 102-vjeçare.

Sipas “The New York Times”, dizajnet moderniste të tij dhe projektet e profilit të lartë, e kanë bërë Pei-n, një nga arkitektët më të mirë të shekullit të 20-të.

Në mesin e punëve të tij përfshihet edhe renovimi i Muzeut të Louvre-it në Paris, i cili përfshin një nga projektet që ai preferonte më shumë, siç janë piramidat e xhamit. Ai po ashtu ka dizajnuar edhe Ndërtesën Lindore të Galerisë Kombëtare të Artit në Uashington.

Arkitekti Pei ka qenë djali i një bankieri me nam në Kinë. Ai është larguar nga shtëpia e tij më 1935, duke shkuar në SHBA, ku edhe ka studiuar më vonë arkitekturën.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ieoh ming pei kine piramida e luvrit ieoh ming pei kine piramida e luvrit

Sondazh

Poll