Bota

Të dënuarit e “Kumanovës” s’ndalen, i kërkojnë gjykatëses të flasë shqip, debati në seancë (VD)

17 Maj 2019, 07:54 Nga DOSJA
Të dënuarit e “Kumanovës” s’ndalen, i

Maqedoni e Veriut-Tensione ka pasur në seancën e djeshme gjyqësore për ngjarjen e Kumanovës, ngjarje kjo e ndodhur në Lagjen e Trimave më 2015.

Duhet të themi se seanca filloi me një minutë heshtje për pjesëtarët e vdekur nga Grupi i Kumanovës, të cilën në emër të të gjithëve e kërkoi i akuzuari Genci Sefa.

Gjatë seancës ai dhe të akuzuarit e tjerë kërkuan që të lexohet deklarata e përbashkët e tyre, por nga gjykata u paralajmëruan se janë në seancë publike, e jo në gjykim.

Të akuzuarit nuk u ndalën me kaq por i kërkuan gjykatëses që të flasë shqip.

“Katër vjet presim të flasim. Kërkojmë hetim ndërkombëtar, nuk jemi të kënaqur nga avokatët, një vit nuk kemi pasur komunikim. Kjo është Shqipëri, ne jemi autokton”, kanë thënë disa nga të akuzuarit në seancë, raportojnë mediat në gjuhën shqipe në Maqedoninë Veriore.

Pasi gjykatësja nuk ju lejoi të lexojnë deklaratën e përbashkët, ata u çuan në këmbë dhe kërkuan të mos e vazhdojnë seancën, ndërsa gjykatësja i lejoji që ata të largoheshin.

Të akuzuarit për ngjarjet në Kumanovë kërkojnë nga kryeministri Zoran Zaev t’i nxjerrë dëshmitë e vërteta, për këtë rast, të cilin ata e quajnë të montuar politikisht.

Video nga debati, marrë nga Lajm Tv

Çfarë ndodhi më 9 maj të 2015 në Kumanovë?

Pas kësaj ngjarje të rëndë Gjykata Themelore e Shkupit dënoi me 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni debati në seancë të dënuarit e “kumanovës” debati në seancë të dënuarit e “kumanovës”

Sondazh

Poll