Politike

Makinat me para, Rama nuk përmbahet: Vrasin, kërcënojnë njerëz pa lidhje me PS. Në fund dalin siç janë… llumi i shoqë

23 Prill 2021, 11:36 Nga DOSJA
Makinat me para, Rama nuk përmbahet: Vrasin, kërcënojnë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me akuzat se Partia Socialiste po blen vota para zgjedhjeve të 25 prillit.

Me anë të një statusi në Twitter, Rama shkruan se kundërshtarët e tij vrasin dhe inskenojnë lidhje me njerëz që nuk kanë lidhje me forcën politike që ai drejton. Ndërsa si ka kursyer ofendimet ndaj kundërshtarëve politikë.

Vrasin,kërcënojnë,akuzojnë, inskenojnë kapje njerëzish pa lidhje me PS që të baltosin PS,e kur kapen me presh në duar duke u betuar se do vrasit apo duke blerë vota me zë e më figurë, shfaqen deri në fund ashtu si janë: Llumi i shoqërisë, mallkim historik që do zhbëhet të dielën!,”-shkruan Rama.

Deklarata e Ramës vjen pas thirrjes së kandidatit për deputet Xhelal Mziu, i cili dje pas kapjes së makinës me para në Maqellarë tha se çdo person i dyshimtë do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit, duke nënkuptuar vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë më parë.

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll