Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ E rëndë në Fier, i riu godet me thikë 30-vjeçarin, e bën për spital

23 Prill 2021, 14:38 Nga DOSJA
LAJM I FUNDIT/ E rëndë në Fier, i riu godet me thikë

FIER-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasiten e sotme në Fier ku një qytetar i fierit ka goditur me thikë një 30-vjeçar me emrin Klajdi Driza dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.

Motivet e ngjarjes nuk janë bërë ende të ditura ndërsa i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat, si dhe vijon kërkimi i autorit.

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:00, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, shtetasi A. R., dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin K. D., rreth 30 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet fier goditje me thike ne fier klajdi driza fier goditje me thike ne fier klajdi driza

Sondazh

Poll