Makina me para në Dibër, PS-ja: Denis Gjoli nuk është pjesë e strukturave tona!
23 Prill 2021, 13:05Nga DOSJA
DIBËR– Shtabi socialist në Dibër ka mohuar që Denis Gjoli, një prej punonjësve të Bashkisë së Bulqizës që u kap dje në Maqellarë me 5 milionë lekë të vjetra në makinë, me të cilat do blinte vota, të jetë pjesë e stukturave socialiste.
Në një reagim zyrtar, PS-ja e Dibrës shkruan se Gjoli është punësuar nga deputeti i LSI Përparim Spahiu, me të cilin ka edhe një lidhje krushqie.
Reagimi i PS Dibër:
PS e Dibrës mbështet pa asnjë rezervë hetimin dhe zbardhjen deri në fund të rastit të djeshëm, ku një turmë e orkestruar njerëzish ndaluan një makinë me pretendimin se kishin kapur një votëblerës socialist. Për ne çdo individ që përfshihet apo kryen një krim elektoral nuk ka ngjyrë, po meriton vetëm ndëshkim. Por pas verifikimeve të hollësishme ne konkluduam se personi në fjalë, punonjës në Bashkinë Bulqizë, nuk është pjesë e strukturave të PS.
Ai është punësuar në vitin 2015 nga deputeti i LSI Përparim Spahiu, me të cilin ka edhe një lidhje krushqie. Ne nuk e dimë dhe as na takon të hamendësojmë nëse ky individ ishte vërtetë një blerës votash për LSI. Këtë le ta thotë drejtësia. Ajo që ne dimë dhe e themi me plot gojën është se ky individ s’ka lidhje me PS dhe se nëse ka një shqetësim real për mundësinë e shitblerjes së votave, ky shqetësim vjen vetëm nga një parti: Lëvizja Socialiste për Integrim.
Gjoli u kap një ditë më parë dhe u ndalua nga mbështetës së Partisë Demokratike me një makinë brenda të cilës kishte 5 milionë lekë të vjetra dhe karta identiteti, pasi dyshohej se do blinte vota.
Juristi i Bashkisë i ka mohuar akuzat për blerje të votës duke prenteduar se shumën e parave që kishte në mjet, ia kishte dhënë një i afërm nga Durrësi për arsye familjare.
(f.m/Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Gazetari Erjon Skëndo ka ndarë intervistën që ka zhvilluar me mjekun epidemiolog, Ilir Alimehmeti në lidhje me vendimin e Komitetit Teknik të...
TIRANË– Ish- inxhinierja e të dhënave të kompanisë ‘Facebook’ ka folur për herë të parë për fenomenin që zbuloi në Shqipëri, ku tregohej sesi liderët e për...
DIBËR– Policia e Shtetit ka dhënë versionin zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Maqellarë të Dibrës, ku u ndalua një makinë me par...
ITALI– Ambasada shqiptare në Itali ka dhënë një njoftim të rëndësishëm lidhur me rregullat e reja anti-COVID për udhëtimet nga Shqipëria në ItalI. Në njof...
Aktualitet23 Prill 2021, 09:15
KORÇË– Efektivi i policisë i cili mbrëmjen e djeshme përplasi për vdekje një 64-vjeçar në Korçë, ka rënë ditën e sotme në pranga.Shërb...
TIRANË–Zv.drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj ka dhënë detaje lidhur me shpërndarjen dhe strukturimin e efektivëve të Policisë s...
TIRANË– Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e LSI për anulimin e vendimit të Komitetit të Ekspertëve për karantinimin e qytetarëve që vijnë nga Greq...