E papritur! Arbër Çekaj largohet nga seanca, bën deklaratën për avokatët mbrojtës: Nuk do përfaqësohem më nga këta
23 Prill 2021, 10:19Nga DOSJA
TIRANË– Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Arbër Çekajt që të mos gjykohej me procedurën e “gjykimit të shkurtuar”. Pas refuzimit të kërkesës së tij nga Gjykata, Çekaj është larguar nga salla, ndërsa ka shprehur dhe zhgënjimin që ka pasur me përfaqësuesit e tij ligjorë.
Teksa dilte nga salla, Çekaj ka deklaruar që nuk do të mbrohet më nga dy avokatët Maks Haxhia dhe Neshat Fana. Seanca e radhës u shty për në 7 maj ku Prokuroria e Posaçme, do të paraqesë konkluzionet dhe gjykata pritet që të marrë vendimin për biznesmenin.
Kujtojmë se pak javë më parë, Policia ka sekuestruar në portin e Durrësit 49 kg kokainë e fshehur në një konteiner me banane që i përkiste Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt.
Konteineri me 49 kg kokainë kishte një muaj nën vëzhgimin e autoriteteve dhe ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të tij, ndërsa vendi i origjinës ishte i njëjtë; Amerika Latine.
Edhe Selim Çekaj është lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” ndërsa hetimet vijojnë. Disa muaj më parë, Arbër Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfiton ulje pasi Gjykata më parë ka pranuar gjykim të shkurtuar dhe tashmë do të vuajë 14 vite. Megjithatë ai e ka apeluar vendimin.
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
DIBËR– Policia e Shtetit ka dhënë versionin zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Maqellarë të Dibrës, ku u ndalua një makinë me par...
ITALI– Ambasada shqiptare në Itali ka dhënë një njoftim të rëndësishëm lidhur me rregullat e reja anti-COVID për udhëtimet nga Shqipëria në ItalI. Në njof...
Aktualitet23 Prill 2021, 09:15
KORÇË– Efektivi i policisë i cili mbrëmjen e djeshme përplasi për vdekje një 64-vjeçar në Korçë, ka rënë ditën e sotme në pranga.Shërb...
TIRANË–Zv.drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj ka dhënë detaje lidhur me shpërndarjen dhe strukturimin e efektivëve të Policisë s...
TIRANË– Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e LSI për anulimin e vendimit të Komitetit të Ekspertëve për karantinimin e qytetarëve që vijnë nga Greq...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se sot ka nisur vaksinimi i 60 mijë punonjësve të fabrikave me materiale porositësi.‘Nis vaksinimi i 60 mijë...
TIRANË– Seanca e sigurisë ndaj tre kontrollorëve do të mbahet më 27 prill. Ky ishte vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit të Tiranës e cila do të japë masën...
TIRANË- Debat i ashpër mes gazetares Klodiana Lala dhe analistit Mustafa Nano. Të dy kanë debatuar në emisionin “Të Paekspozuarit” lidhur me vrasjen e ndod...