24 vite në arrati, fshehu në perfeksion veten si refugjat! Iu përgjua telefonata me të afërmin, si u kap vrasësi i dyfisht
23 Prill 2021, 12:23Nga DOSJA
BRITANI E MADHE- Nis procesi i ekstradimit për Artan Muçën! Gazeta britanike Daily Telegraph ka zbuluar se 49-vjeçari shqiptar nga Elbasani, do të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin e 24 viteve burg, pasi ishte shpallur në kërkim.
Shqiptari përdorte identitetin e rremë me emrin Ilir Krasniqi duke u hequr si refugjat nga Kosova. Në fakt Artan Muça u identifikua pas më shumë se 20 vitesh qëndrim në Britani, ku ishte deklaruar si azilkërkues duke siguruar kështu shtetësinë britanike.
49-vjeçari Muça është shpallur fajtor për vrasjen e dy shokëve me kallashnikov por në Angli punonte si drejtor i një kompanie transporti. Mësohet se ai u zbulua pas një përgjimi që i bëri Policia Shqiptare telefonit të një të afërmi të tij. Duke ndjekur telefonatën, Policia arriti që të siguronte vendndodhjen e tij të saktë.
Kreshnik Ajazi, kreu i zyrës së prokurorit në Elbasan tha: Ne jemi përpjekur për një kohë të gjatë për të sjellë para drejtësisë këtë njeri që vrau me gjak të ftohtë dy njerëz të pafajshëm. Ishte bashkëpunimi i ngushtë me partnerët e Mbretërisë së Bashkuar që solli prangosjen e tij. Megjithatë nuk e dimë si ia ka arritur që të fshihet në Mbretërinë e Bashkuar pa u pikasur , por asnjëherë nuk i kemi hequr dorë nga përpjekjet tona për ta kthyer në Shqipëri.
Edhe pse në Shqipëri, akuzohet për vrasje, në Britaninë e Madhe nuk ka asnjë provë që Muça ka kryer ndonjë krim apo shkelje ligji.
SI NDODHI VRASJA?
Më 1 qershor të vitit 1997, rreth orës 20:00, Artan Muça, banor i fshatit Kusarth, me një kallanikov në dorë i është afruar një salle bilardoje në pronësi të Gjatës. Teksa ka debatuar ashpër me Bujar Musain, këtij të fundit i ka drejtuar armën. Pasi ka parë çfarë po ndodhte brenda biznesit të tij, me urgjencë në mes të sherrit hyri edhe Gjata, me qëllim për shuarjen e gjakrave. Në momentin që ka tentuar t’i heqë armën nga dora Muçës, ky i fundit e ka shkrepur duke goditur Gjatën në kokë. Kur ka parë se vrau pronarin e bilardos, ka qëlluar edhe ndaj Bujar Musës, duke marrë jetën. Në vitin 2001, Artan Muça u shpall fajtor për vrasjen e dy burrave, duke u dënuar me 25 vite burg.
TIRANË– Ish- inxhinierja e të dhënave të kompanisë ‘Facebook’ ka folur për herë të parë për fenomenin që zbuloi në Shqipëri, ku tregohej sesi liderët e për...
DIBËR– Policia e Shtetit ka dhënë versionin zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Maqellarë të Dibrës, ku u ndalua një makinë me par...
ITALI– Ambasada shqiptare në Itali ka dhënë një njoftim të rëndësishëm lidhur me rregullat e reja anti-COVID për udhëtimet nga Shqipëria në ItalI. Në njof...
Aktualitet23 Prill 2021, 09:15
KORÇË– Efektivi i policisë i cili mbrëmjen e djeshme përplasi për vdekje një 64-vjeçar në Korçë, ka rënë ditën e sotme në pranga.Shërb...
TIRANË–Zv.drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj ka dhënë detaje lidhur me shpërndarjen dhe strukturimin e efektivëve të Policisë s...
TIRANË– Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e LSI për anulimin e vendimit të Komitetit të Ekspertëve për karantinimin e qytetarëve që vijnë nga Greq...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se sot ka nisur vaksinimi i 60 mijë punonjësve të fabrikave me materiale porositësi.‘Nis vaksinimi i 60 mijë...