Aktualitet

PAMJE NGA Elbasani, furgonat e policisë shkojnë njëri pas tjetrit për kontrolle pranë zyrave të PD-së, dalin duarbosh: Ki

23 Prill 2021, 14:33 Nga DOSJA
PAMJE NGA Elbasani, furgonat e policisë shkojnë njëri pas tjetrit

ELBASAN– Videoja që po shikoni vjen nga Elbasani, ku shihet se si furgonat e Policisë së Shtetit, njëri pas tjetrit shkojnë pranë zyrave të Partisë Demokratike dhe të Agron Kuliçajt, për të ushtruar kontrolle. Dosja.al ka mësuar se nën argumentin se kanë pasur ‘sinjale’, uniformat blu kanë kontrolluar një mjet të parkuar pranë selisë blu, por nuk kanë gjetur asgjë të paligjshme brenda saj.

Sot, efektivët e FNSH-së u përplasën dhe me drejtuesin e Elbasanit, Gazment Bardhi. Ky i fundit kërkoi process verballin në momentin që efektivët donin të futeshin në zyrat e PD-së për të ushtruar kontroll dhe rrjedhimisht pati përplasje mes tyre.

Këto kontrolle vijnë dy ditë pas ngjarjes së rëndë në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër persona të tjerë, mes tyre një efektive e forcave “Shqiponja”.

Nga ana tjetër, sot Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave po verifikon dy zëvendës drejtorët e policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Niko Palla dhe 8 policë të forcës së posaçme “Shqiponja”, që ndodheshin në momentin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit. Ky hetim ka nisur pasi dëshmi të banorëve të zonës kanë rrëfyer se policia, nuk ka ndërhyrë në asnjë moment edhe pse ka qenë në vendngjarje kur ka ndodhur përplasja me armë. Madje sipas banorëve, Nushi dhe Palla janë larguar me vrap, duke mos kryer asnjë veprim për të parandaluar ngjarjen apo për arrestimin e personave që ndodheshin në vendin e ngjarjes.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bardhi perplaset me policine fnsh ne zyrat e pd vritet pjerin xhuvani bardhi perplaset me policine fnsh ne zyrat e pd vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll