Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, policia mësyn në zyrat e PD-së në Elbasan, përplaset me Gazment Bardhin

23 Prill 2021, 14:02 Nga DOSJA
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, policia mësyn në zyrat e PD-së në

ELBASAN– Efektivë të Policisë së Elbasanit dhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbërritur në zyrat e Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit. Dosja.al ka mësuar se efektivët janë futur brenda zyrave dhe kanë kërkuar të ushtrojnë kontrolle, dy ditë pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit.

Por, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është përplasur me ta. Ai nuk ka dashur që efektivët të futen bredna zyrave për kontrolle, pa treguar një proces verbal.

Në videon e siguruar nga Dosja.al shihet se Bardhi u kërkon llogari efektivëve dhe përplaset me ta. Ai i akuzon policët se janë urdhëruar nga bandat për të ushtruar kontrolle, ndërkohë që nuk kanë as proces verbal.

Nga ana tjetër, sot Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave po verifikon dy zëvendës drejtorët e policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Niko Palla dhe 8 policë të forcës së posaçme “Shqiponja”, që ndodheshin në momentin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit. Ky hetim ka nisur pasi dëshmi të banorëve të zonës kanë rrëfyer se policia, nuk ka ndërhyrë në asnjë moment edhe pse ka qenë në vendngjarje kur ka ndodhur përplasja me armë. Madje sipas banorëve, Nushi dhe Palla janë larguar me vrap, duke mos kryer asnjë veprim për të parandaluar ngjarjen apo për arrestimin e personave që ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Çfarë ndodhi në Elbasan? 

Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, i njohur si mbështetës i Partisë Socialiste dhe ish-drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është ekzekutuar me armë zjarri në Elbasan. Ngjarja e rëndë që ka marrë tashmë dhe emrin “Masakra e Elbasanit”, la pas edhe katër persona të plagosur. Ata janë: ish-polici Emiljan Prenga 39 vjeç, person me precedent penalë; Pavlo Vuksani  50 vjeç, ish-efektiv i policisë kriminale; Eltjon Bodinaku  32 vjeç (dhëndrri i viktimës) si dhe efektivja e forcave “Shqiponja”, Xhensila Sota 27 vjeçe. Për vrasjen e ndodhur akuzohen dy persona: Arbër Papleka dhe Klement Xhaferri. I pari është ish-punonjësi i RENEA-s i vendosur pranë grupit të SMV (Struktura e Mbrojtjes së Votës në Partinë Demokratike), ndërsa i dyti njihet si Kel Çami.  Papleka akuzohet nga policia edhe për plagosjen e polices së Shqiponjave, Xhensila Sota, edhe për heqje të lirisë të drejtuesit të mjetit tip ML, të Muhamet Gresajt.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bardhi perplaset me policine fnsh ne zyrat e pd vritet pjerin xhuvani bardhi perplaset me policine fnsh ne zyrat e pd vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll