Politike

Mziu kërkoi ndjesë për deklaratën, Rama THIRRJE POPULLIT: Shpellar! Ndjesa e tij s’vlen asnjë qindarkë, mos i votoni!

23 Prill 2021, 10:52 Nga DOSJA
Mziu kërkoi ndjesë për deklaratën, Rama THIRRJE POPULLIT:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar ndjesën e kërkuar nga kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu lidhur me deklaratën e tij. Me anë të një statusi në Facebook, Rama shkruan se ndjesa e tij nuk vlen, ndërsa i ka bërë thirrje popullit që të mos i votojë ata që i ka quajtur “gango me kravata”.

Ndjesa e këtij trogloditi nuk vlen asnjë qindarkë! Ky është një subjekt i vetëdeklaruar i drejtësisë penale, ndërsa kjo soj politike duhet të jetë subjekt i Drejtësisë Popullore në 25 prill! Kush vjen në pushtet duke vrarë, dhunuar e kërcënuar edhe pushtetin e ushtron duke vrarë, dhunuar e kërcënuar! Populli duhet t’u tregojë këtyre gangove me kravata dhe atyre që janë armatosur për të sjellë ndryshimin së prapthi në Shqipëri, se Shqipëria dhe shqiptarët nuk kthehen më mbrapsht! Në 25 prill votohet për fëmijët që s’kanë të drejtë vote, por që asnjë borxh nuk u kanë prindërve të tyre kthimin e reve të zeza të së shkuarës mbi kokat e tyre! Shqiptarë e shqiptare kudo që jeni, nga Tropoja e Kukësi në Konispol e Sarandë, nga Durrësi në Elbasan e Korçë, nga Shkodra në Lezhë e në Tiranë e Dibër, nga Berati, në Fier, Gjirokastër dhe Vlorë! Tregojeni me votën tuaj, forcën e madhe të karakterit që Shqipëria kërkon sot prej të gjithë ne, në rrugën drejt majës ku duhet të vazhdojmë të ngjitemi, për ta bërë Shqipërinë zonjën që Zoti deshi, kur i fali bujarisht bukuritë e saj përrallore,”-shkruan Rama. 

Dje, pas kapjes së makinës me para në Maqellarë, Mziu tha se edhe Partia Demokratike ka grupet e saj në terren. Ndërsa shtoi se çdo person i dyshimtë do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit, duke nënkuptuar vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë më parë.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike deklarata e mziut per vrasje diber edi rama xhelil mziu yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021 deklarata e mziut per vrasje diber edi rama xhelil mziu yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll