Bota

“Krimet e luftës as nuk vjetërohen, as nuk amnistohen”/ Thaçi: E mirëpres rezolutën që dënon genocidin serb

16 Maj 2019, 19:41 Nga DOSJA
“Krimet e luftës as nuk vjetërohen, as nuk amnistohen”/

KOSOVË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas votimit në Kuvend për rezolutën, e cila fajëson Serbinë për krimet e luftës në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit të Kosovës, është shprehur se e mirëpret rezolutën, teksa ka shtuar se krimet e luftës as nuk vjetërohen dhe as nuk amnistohen.

Nga ana tjetër i ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të gjejnë mënyrën e duhur që drejtësia të dënojë të gjithë ata që kryen krime në gjatë luftës në Kosovë.

Postimi i plotë i Hashim Thaçit:

E mirëpres miratimin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës, e cila dënon gjenocidin e shtetit serb në Kosovë. E para, rezoluta i quan me emrin e vërtetë: GJENOCID! – krimet e Serbisë në Kosovë. Dhe e dyta, rezoluta kërkon drejtësi për viktimat dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. Krimet e luftës as nuk vjetrohen dhe as nuk amnistohen. Tani që institucionet e drejtësisë janë në duart e kosovarëve, ne duhet ta gjejmë mënyrën e duhur që drejtësia të veprojë kundër të gjithë atyre që kanë kryer krime në Kosovë. HTH

Parlamenti i Kosovës ka miratuar sot me 79 vota pro, rezolutën për “gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni genocidi serb hashim thaci miratimi i rezolutes genocidi serb hashim thaci miratimi i rezolutes

Sondazh

Poll

Bota 16 Maj 2019, 15:36

HOLANDË- Një turist britanik që rezervoi një shtëpi 100 paund në natë në Amsterdam nëpërmjet faqes Airbnb, ishte habitur, pasi “vilë” kishte një formë të &...