Politike

Zgjedhjet e 25 prillit, Basha: Zgjedhja është në duar të shqiptarëve

22 Prill 2021, 19:39 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 25 prillit, Basha: Zgjedhja është në duar të

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka thënë këto zgjedhje janë për të gjithë shqiptarët. I ftuar në “Open”, Basha ka thënë se shqiptarët do të vendosin në 25 prill, nëse do të ndryshojnë dhe të ecin para apo të qëndojnë në vendnumëro.

Basha ka thënë se pas 25 prillit Shqipëria i takon shqiptarëve dhe jo Ramës dhe një grushti njerëzish.

“Ne jemi këtu për ndryshimin për fëmijët tanë, për familjet tona, për të ardhmen tonë dhe për anëtarësimin në BE. Zgjidhja përfundimtare është në duart e shqiptarëve; do ndryshojmë të ecim para apo do vazhdojme ne vendmumëro. Në 25 prill do korrim fitoren më të thellë në histori. Koalicioni ynë do ketë një fitore të madhe. Unë do jem kryeministri i gjithë shqiptarëve. Siguroj çdo shqiptar se koha e shitblerjes së votes merr fund në 25 prill dhe nuk do ketë më nevojë që qytetarët të mbrojnë votën. E nesërmja u takon shqiptarëve, jo Edi Ramës dhe një grushti njerëzish afër tij”, tha Basha.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll