Politike

Masakra në Elbasan/ Basha tregon versionin e Arbër Paplekës: Merreni armën time, nuk e di nëse kam vrarë njeri

22 Prill 2021, 19:20 Nga DOSJA
Masakra në Elbasan/ Basha tregon versionin e Arbër Paplekës:

TIRANË- Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zbuluar çfarë dëshmoi Arbër Paplekaj në polici pasi u vetëdorëzua për vrasjen e ndodhur në Elbasan.

Burime për të bënë me dije se Arbër Paplekaj ka deklaruar se arma e tij është me licensë, ka shtirë në vendin e ngjarjes por nuk ishte në dijeni nëse kishte kryer vrasje, ndaj pret që të bëhen hetime për të zbardhur dinamikën e veprimeve të ndodhura në Elbasan.

Ndërsa për viktimën Pjerin Xhuvani, Basha thotë se nuk do ishte i vdekur nëse policia dhe prokuroria do kishin bërë punën e vet.

Sulo: Pse doni të mbroni votën me armë dhe vrasje?

Basha: Nuk kishte armë. Ku e dini ju në çfarë rrethanash ka ndodhur vrasja? I keni të plota detajet e hetimit? Nuk i keni as ju as unë.

Sulo: Ka dalë se Arbër Paplekaj ka dalë dhe ka rthënë kam qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes.

Basha: Je i pasaktë. Në deklaratën e parë, policia u tha që u arrestua, jo vetëdorëzua. Gënjeshtër. Të shohim cfarë ka ndodhur, presion i jashtëzakonshëm politik mbi policinë, mbi prokurorinë që të mos hetojë mbi bandat famëkeqe që kanë goditur punonjësit e policisë. Vrasja do të hetohet e do të zbardhet.

Vrasjen nuk e vendosim ne kush e ka bërë, por gjykata. Nuk i jap vetes atributin të jem dhe gjyqtar dhe kryeministër. Nga burimet e partnerëve strategjikë që e njohin oficerin Paplekaj, i RENEA-as, i shquar në Afganistan ku ka trajnuar dhe ka qenë në një prej misioneve dhe po ju them që ai është i vetmi i vetëdorëzuar dhe ka thënë, jam përfshirë, arma ime është me licensë, unë kam shtirë nuk di nëse arma ime ka vrarë apo jo dikë, por të lëmë balistikën ta zbulojë.

Pse të mos marrim atë që e solli çështjen këtu. Nëse nuk do kishin bërë punën e vet policia dhe prokuroria, sot viktima nuk do ishte i vdekur. Të presim rezultatet e hetimit.

MARRË NGA TOP CHANNEL

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll