Politike

Francesco Becchetti thyen heshtjen! Flet për herë të parë pas gjyqit: Qeveria Rama më detyrohet 150 mln euro, kanë firmosu

22 Prill 2021, 19:06 Nga DOSJA
Francesco Becchetti thyen heshtjen! Flet për herë të parë

TIRANË– Biznesmeni italian Francesco Becchetti ka folur për herë të parë për gjyqin që fituar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Në një intervistë për televizionin “Syri”, Becchetti ka treguar se arsyeja e heshtjes së tij është vetëm respekti ndaj vendimit gjyqësor. Becchetti tha se në një total bashkë me shpenzimet e gjyqit, Rama do të duhet të paguajë me paratë e taksave të shqiptarëve rreth 15 milionë euro.

Ai tha se Shqipëria gjithashtu është e bllokuar dhe nuk mund të marrë kredi nga bankat në botë, nëse nuk e dëmshpërblen atë fillimisht me paratë që i detyrohet. I pyetur në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama, i cili ka thënë se nuk do t’i marrë kurrë paratë, Becchetti tha se Rama, sipas tij, vijon të shkelë ende ligjin.

“Kam heshtur për të respektuar faktin që gjykatat ndërkombëtare po vendosnin mbi prova, qëndrova në heshtje në respekt të një procedimi kaq të rëndësishëm. Vendimi është përfundimtar dhe flet në mënyrë të qartë. Kanë vendosur në unanimitet që qeveria ndërmori një fushatë politike kundër meje, që e ka realizuar ndëmjet shpërdorimit të kopetencave të policisë. Qeveria shqiptare duhet të na paguajë rreth 120 milion euro. Qeveria shqiptare duhet të paguajë edhe 30 milion euro për shoqërinë fuqi, pra qeveria Rama duhet të paguajë në total 150 milion euro.

Qeveria shqiptare duhet t’i bindet vendimit që është definitiv, i formës së prerë. Qeveria shqiptare konfirmoi shprehimisht angazhimin për të paguar nëse merrej vendimi. Avokatët amerikanë të Shqipërisë dhe e nga ana e avokaturës së shtetit e kanë nënshkruar këtë gjë dhe shkelja e drejtësisë ndërkombëtare nga qeveria Rama vijon. Shqipëria do të bllokohet. Banka botërore, BERZH do të bllokojnë mundësitë e Shqipërisë për marrje të kredive nëse nuk paguan dëmshpërblimin që duhet të pagujë. Kam qenë gjithmonë i gatshëm nga ana ime për ta zgjidhur këtë çështje, por qeverisë shqiptare s’i ka interesuar kurrë,”– tha Becchetti ndër të tjera.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike 110 mln euro gjobë shqipërisë francesco becchetti shqiperia humbet gjyqin kunder becchettit 110 mln euro gjobë shqipërisë francesco becchetti shqiperia humbet gjyqin kunder becchettit

Sondazh

Poll