Politike

Masakra në Elbasan, Basha: Shteti është në gjurmët e Ramës

22 Prill 2021, 19:15 Nga DOSJA
Masakra në Elbasan, Basha: Shteti është në gjurmët e

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se ngjarja që tronditi Elbasanin ditën e djeshme, ku u vra Pjerin Xhuvani, ka ndodhur për shkak të bandave që kanë kapur qytetin. I ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Basha ka thënë se për 8 vite Elbasani ka qënë nën sundimin e bandave dhe se shteti gjithashtu ka qënë nën gjunjët e tyre. Ai gjithashtu ka thënë se ngjarja e djeshme ende nuk zbardhur dhe se nuk duhet që të dalin në konkluzione.     

Vasili: Një koment për këtë ngjarje, për ngjarjen e Elbasanit.

Basha: Jam shprehur disa herë qëkur ndodhi ngjarja, dhe në disa intervista, pa diskutim që është një ngjarje e rëndë, që nuk mund të veçohet nga konteksti. Për 8 vite Elbasani ka qenë në sundimin e bandave që i kanë shërbyer Edi Ramës për të mbledhur vota. Bandat që morën pjesë në këtë ngjarje janë treguar prej javësh me emër dhe mbiemër, me targa makinash, ndërkohë që shteti është tërësisht nën gjunjët e tyre. Këta njerëz kanë dhunuar qytetarë në mes të ditës dhe policia nuk ka bërë asgjë. Një gjë është e sigurtë. Vota në 25 prill është vota për t’i dhënë fund Ramës dhe bandave të tij.

Pyetje: Duhet të kemi një dënim për vrasjen? Është vrasje politike, cili është qendrimi juaj? Po bëni vetëgjyqësi?

Basha: Nuk ka vetëgjyqësi, një person që është i dyshuar si një nga ata që kanë shtënë është vetëdorëzuar. Policia nuk ka zbardhur se kush ka shtirë i pari. Ku e dini ju si ka ndodhur ngjarja dhe vrasja? S’jemi ekspertë të balistikës ne.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll