Politike

Garo: Të dielën i japim fund qeverisë së vuajtjeve 8 vjeçare

22 Prill 2021, 18:53 Nga DOSJA
Garo: Të dielën i japim fund qeverisë së vuajtjeve 8

Zëdhënësja e PD-së për fushatën elektorale, Floriana Garo u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë në 25 prill. Në një deklaratë për shtyp, Garo ka thënë se pas 3 ditësh do të jenë në gjendje që t’i japin fund vuajtjeve dhe vështirësive që kanë kapur vendin. Ajo ka thënë se në 25 prill shqiptarët do të votojnë një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe që punon për ta.

“Te dashur qytetare te Shqiperise, Mundesia te cilen kemi pritur per 4 vite eshte me afer se kurre. Ne 3 dite ne do te jemi ne gjendje qe ti japim fund vuajtjes dhe veshtiresive qe kane kapluar vendin tone. Ne do ti themi lamtumire nje Shqiperie te vjeter e te lodhur, ne do ti themi lamtumire nje qeverie qe shqetesohet vetem per veten e saj, ne do ti themi lamtumire premtimeve boshe dhe mosveprimit te nje qeverie te vjeter, dhe do te ndryshojme te ardhmen tone. Ne nuk duhet ta humbasim kete mundesi. Ne te gjithe do te dalim, do te votojme per Partine Demokratike e do ta ndryshojme Shqiperine pergjithmone.

Ne do te votojme qe qytetaret shqiptare ta bejne jeten me dinjitet, do te votojme per zhvillimin e Shqiperise, per nje Shqiperi Europiane qe rend drejt progresit. Ne do te votojme per Shqiperine e shpreses. Shqiperia do te jete krenari per te gjithe ne dhe do te jete e ardhmja per te rinjte tane. Ne do te votojme per nje qeveri qe kujdeset per njerezit, e qe punon per njerezit. Me 25 Prill ne te gjithe do te votojme Partine Demokratike me Lulzim Bashen dhe Aleancen per Ndryshim dhe do te sjellim fitoren me te rendesishme ne 30 vite. Suksesin e shqiptareve dhe triumfin e gjithe Shqiperise. Shqiperia fiton!”, tha Garo.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike floriana garo zgjedhjet 25 prill 2021 floriana garo zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll