Politike

Rama del në përfundime, e quan ‘vrasës’ Arbër Paplekën: Kur të dalë në ndonjë foto me ambasadorët, konsiderojini t

22 Prill 2021, 19:39 Nga DOSJA
Rama del në përfundime, e quan ‘vrasës’ Arbër

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dalë në përfundime duke e quajtur vrasës Arbër Paplekën, i cili u vetëdorëzua pas masakrës së ndodhur një ditë më parë në Elbasan. I ftuar në “Opinion”, në momentin që u pyet për foton e Ndriçim Jonuzit (të arrestuarit për plagosjen e Bledar Okshtunit në Kavajë), bëri një paralelizëm.

Rama tha se nëse ai do konsiderohet i lidhur me PS-në për një foto, edhe Papleka, të cilin e quajti vrasës, kur të dalë në ndonjë foto me ambasadorë, pasi ka punuar në ambasada, këta të fundit, do të quhen të përfshirë.

Pjesë nga biseda:

Artan Hoxha: Po ajo fotoja, ai Jonuzi i shpalluri në kërkim që kishte dalë në foto me kryebashkiakun e Kavajës

Edi Rama: Cila foto?

Artan Hoxha: Ajo fotoja pra po drekonin a darkonin

Edi Rama: Po pse këtë vrasësin këtu në Elbasan, kur të dalë ndonjë foto me ambasadorin, do nxirrni edhe ambasadorin e përfshirë e të përlyer…

Artan Hoxha: Përse kur del nga Opozita, është kështu, kur del nga ky tjetri…

Edi Rama: Kush je ti që thua punonjësi i policisë bashkiake është rilindas

Artan Hoxha: Pse keni filluar të keni turp për termin Rilindje? Ju vetë e keni thënë jeni vetëquajtur.

(f.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike arber papleka edi rama ndriçim jonuzi vritet pjerin xhuvani arber papleka edi rama ndriçim jonuzi vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll