Politike

Fratari: PS ka blerë aq vota sa ndihet e sigurtë për fitore

22 Prill 2021, 18:50 Nga DOSJA
Fratari: PS ka blerë aq vota sa ndihet e sigurtë për fitore

TIRANË- Kandidatja për deputete Lediana Fratari ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin në 25 prill të votojnë masivisht. Gjatë takimeve me të rinjtë që ka bërë ditën e sotme, Fratari ka thënë se drejtuesit e PS-së dhe kryeminstri janë të sigurtë për fitore vetëm nëse kanë vjedhur dhe blerë vota sa t’i fitojnë zgjedhjet ose është i sigurtë për humbjen sa që shpqtimi i tij është PPP-ja (Para-Pushtet-Para).

“Të dashur shqiptarë, ta mundim të keqen me votë masive. E keni dëgjuar kryeministrin dhe drejtuesit e tjerë të PS-së që shprehin siguri për fitoren e tyre? Nëse janë kaq të sigurtë se do të fitojnë, atëherë përse duhet të organizohen në “operacione” për shpërndarje ndihmash ushqimore tek të varfërit në këmbim të votës, apo edhe më keq, në operacione për blerjen e votave përmes bandave kriminale?

Ka dy mundësi: Ose PS ka blerë aq vota sa ndjehet e sigurtë në fitore. Ose është e sigurtë në humbje dhe varkën e shpëtimit tani ka vetëm PPP-në(Para-Pushtet-Para). Cilatdo të jenë llogaritë e saj, unë ju ftoj të gjithëve të dilni masivisht të votoni dhe ta mundim këtë të keqe që na vjedh paratë e taksave, na vjedh pushtetin për të prodhuar më shumë para. Votoni nr 9 PD dhe nr 34, Lediana Fratari”, tha Fratari.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lediana fratari zgjedhjet 25 prill 2021 lediana fratari zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll