Politike

Basha zbulon pikën më të fortë nga programi i PD-së: Do sjellim ndryshimin, nuk do ngecemi në një vend e të bëhemi bift

22 Prill 2021, 18:03 Nga DOSJA
Basha zbulon pikën më të fortë nga programi i PD-së: Do

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha për ‘Frontline’ se pika më e fortë e programit të partisë së tij është ndryshimi. Ai tha përballë Marsela Karapanços se dallga e ndryshimit do të jetë e madhe. Sipas tij 25 prilli nuk do të jetë betejë për veten apo për Ramën, por për shqiptarët.

Pika më e fortë e programit të PD?

Do të veçoja ndryshimin për të cilin është i tyre çdo shqiptar. Ndryshimi do të marrë formë, ekonomia dhe hapa e rrugës drejt BE. Janë të dyja të ndërlidhura. Pa u bërë anëtar i BE s’mund të garantohet as ekonomia, as demokracia, as barazia e qytetarëve. Përkundrazi do të jemi siç kemi qenë këto 8 vite. Një grusht oligarkësh apo kriminelësh. Do të ecim para me procesin e anëtarësimit. Një proces i bllokuar por i mundshëm. Ne jemi shqiptarët që futëm Shqipërinë në Nato, hoqëm vizat dhe së bashku do të hapim rrugët për BE.

Pse duhet t ju votojnë ju?

Zgjeshja e datës 25 është e thjesht; Edhe 4 vite të tjera si këto 8?! Kur njeriu që kërkon mandati nuk mbajti asnjë premtim. Kur iu kërkohet dhe iu premtohet qytetarëve legalizimi, me vetëdije të plotë thuhet se 110 mijë shqiptarëve do iu prishet shtëpia. Edhe 4 vite të tjera me gënjeshtra dhe mashtrime?! Apo ndryshim. Zgjedhja iu takon shqiptarëve, ndryshimi i takon atyre. Ne kemi treguar rrugën, programi ynë ka ofruar zgjidhje për qytetarët. Ky nuk është vendi i kryeministrit, as i Edi Ramës. Në 25 prill, duke votuar numrin 9, ata do të votojnë për veten e tyre.

 

 

Sa mandate??

25 prilli do të jetë dita e pjesëmarrjes masive në zgjedhje, për arsyet që thamë, që do të izolohet Shqipëria apo do të ecë ekonomia. Do të kemi rritje ekonomike, apo do të ngecemi në vend dhe do të bëhemi biftek te Nusreti. Në këto javët e fundit janë ngritur në këmbë ata që nuk besonin. Kemi parë socialistë që të dalin hapur për ne. Njerëz që kanë kontribuar për PD në 2017. Dallga e ndryshimit do të jetë shumë e lartë.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll