Politike

Kryemadhi: LSI do të ndërtojë një Shqipëri ku biznesi nuk diskriminohet dhe nuk falimentohet për shkak të bindjeve politi

22 Prill 2021, 17:56 Nga DOSJA
Kryemadhi: LSI do të ndërtojë një Shqipëri ku biznesi

TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka përmbyllur ditën e sotme fushatën elektorale në Tiranë. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi ka thënë se këto dy ditët e fundit që kanë ngelur nga dita e votimit, do të punojnë çdo ditë për të mësuar shqipatër që të votojnë dhe të mos bëhen pre e provokimeve. Ajo gjithashtu ka thënë se ata do të ndërtojnë një Shqipëri që nuk i lë vetëm shqiptarët, por një Shqipëri ku biznesi nuk diskriminohet, dhe ku të rinjtë shqiptarë të jetojnë në mënyrë dinjitoze.       

“Të dashur miq, ne sot jemi në ditën e fundit të mitingjeve, sepse nesër që është dita e fundit e fushatës dhe pasnesër janë ditët më të rëndësishme për të gjithë strukturat organizative të LSI-së. Sepse këto dy ditë janë ditët më të rëndësishme për të punuar çdo sekondë me qytetarët për t’i mësuar si të votojnë, që mos ta bëjnë fletën e pavlefshme, por të drejtohen që në orët e para të mëngjesit drejt kutive të votimit dhe të mos bëhen pre e provokimeve të bandave të Rilindjes, patronazhistëve të Edi Ramës dhe fuksave të Erion Veliajt.

Ne do të ndërtojmë një Shqipëri që nuk i lë vetëm shqiptarët përballë fatkeqësive, ashtu siç ndodhi me Rilindjen me tërmetin e 26 nëntorit dhe me pandeminë. Ne do të kujdesemi për qytetarin, ashtu siç kujdeset nëna për fëmijën e saj. Ne do të kujdesemi për çdo familje shqiptare, ashtu siç kujdesemi për familjen e LSI-së dhe për njëri tjetrin. Ne do të kujdesemi për të rinjtë dhe të rejat shqiptarë, në mënyrë të tillë që ata të jetojnë dinjitozë në vendin e tyre pranë prindërve të tyre, pranë gjyshërve të tyre.

LSI do të ndërtojë një Shqipëri ku biznesi nuk diskriminohet dhe nuk falimentohet për shkak të bindjeve politike, ose për shkak të makutërisë së administratës grabitëse të Rilindjes, ne do të krijojmë një klimë biznesi, ku ai të lulëzojë me ndershmëri dhe jo duke pasur një konkurrencë të padrejtë, për shkak se qeveritarët duan të ndihmojnë oligarkët që s’janë kthyer në gjë tjetër veçse në shtojzovalle, që marrin valle sa nga njëra anë në anën tjetër, vetëm e vetëm për të ruajtur koncesionet dhe paratë që iu grabisin çdo ditë shqiptarëve.

25 prilli do të jetë referendumi mbarë popullor i ndryshimit dhe i shpresës, sepse është e vetmja zgjidhje, për t’i dhënë zgjidhje njëherë e përgjithmonë trancizionit, këtij tranzicioni që po i merr shpirtin Shqipërisë dhe shqiptarëve. Prandaj vota juaj ka rëndësi në 25 prill për të shkuar për numrin 6, për LSI-në, për të rinjtë dhe të rejat,” tha Kryemadhi.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021 monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll